Kosova
Policia në Mitrovicë shpërndan fletëpalosje informuese për qytetarët
Drejtoria Rajonale e Policisë – Mitrovicë Jugu, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve parandaluese në ofrimin e sigurisë në komunikacionin rrugor, ka filluar me shpërndarjen e fletëpalosjeve “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore’’.
Në sajë të angazhimeve konkrete policore, veprimet parandaluese po ndërmerren si domosdoshmëri e rrethanave, me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për pasojat dhe rreziqet që mund të ndodhin me veprime dhe sjellje të pakontrolluara.
Ndër objektivat që po realizohet gjatë kësaj jave, është shpërndarja e fletëpalosjeve për qytetarë, ku janë përshkruar dhe janë ilustruar njohuri themelore që kanë të bëjnë me vetëdijesimin e qytetarëve.
Shpërndarja e fletëpalosjeve po bëhet në gjithë zonën e përgjegjësisë së DRP Mitrovicë Jugu, me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të sigurisë në komunikacionin rrugor.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












