Lajme
Policia jep detaje rreth rrahjes së djalit të politikanit serb të Kosovës

Djali i ish-ministrit Nenad Rashiq është rrahur sot para shkollës ku ai vijon mësimin në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.
Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka shoqëruar 8 persona, prej tyre njëri i mitur.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmetaj ka konfirmuar rastin.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull , ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.
“Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor 8 persona të dyshuar (prej tyre një i mitur). Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.”, shtoi Ahmetaj.
Djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, raportohet se është rrahur teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës.
Sipas informacioneve të para ai është sulmuar nga një grup personash, të cilët thuhet se kanë pasur me vete edhe mjete të forta.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Mjeku shqiptar në Zvicër tregon përvojën e tij pas vaksinimit kundër koronavirusit Mjeku shqiptar, i cili punon në Spitalin Regjional në Langenthal të Zvicrës, Dr. Mentor Bilali, është...
-
Aprovohen afro 32 mijë vota nga diaspora
-
Video
Poeti Shqipton Rexhaj vjen me një album të ri rapi
-
Aksidentohet kosovari duke ikur nga policia me makinë të vjedhur
-
Vazhdojnë sukseset e “Shkollës Shqipe në Zvicër”
Hapet Shkolla Shqipe në Domat/Ems të Kantonit të Grabünden-it
Jeta në Austri
-
Ambasadori i Kosovës dhe kryebashkiaku i Vjenës diskutojnë bashkëpunimin e mëtutjeshëm Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana është takuar sot me kryetarin e Vjenës, Dr. Michael...
-
Vaksinimi në Austri, a po neglizhohen të huajt
-
Shenur Saciri, menaxher i pallatit të njohur të eventeve në Linz
-
Adea Zenelaj dhe Dijeton Selimi morën titullin “Recituesi i dalluar” në Vjenë
-
Rastet me koronavirus janë përsëri në rritje në Austri