Lajme
Peticion kundër marrëveshjeve të fundit
Opozita e bashkuar në një front, ka nisur peticionin qytetarë kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe me kundër Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi
Pas bllokimit të punës në Kuvendin e Kosovës, opozita ka kaluar në fazën e dytë kundër dy marrëveshjet e fundit që bërë Qeveria e Kosovës, njërën me Serbinë e tjetrën me Malin e Zi. Opozita tashmë e bashkuar në një front, ka nisur peticionin qytetarë kundër Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave serbe me kundër Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Tre liderët e partive opozitare, Visar Ymeri i Vetëvendosjes, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i NISMA-s, kanë nënshkruar ndër të parët peticionin në kundërshtim të marrëveshjeve të fundit. Ata thanë se duhet të ndalet bankrotimi i shtetit, të cilin ia bëjnë marrëveshjet me Serbinë dhe ajo për demarkacionin kufitar me Malin e Zi.
“Nuk e pranojmë dhe nuk jemi në dakord me ketë rrenim të Republikës që po behet nga Qeveria, me këtë shkëputje apo rrudhe të territorit që po bëhet me marrëveshjet dhe vendimet qeveritare”, deklaroi Ymeri i Vetëvendosjes.
Ndërsa Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se me këto marrëveshje shteti i Kosovës po dëmtohet shumë në çdo aspekt.
“Tu tregojmë institucioneve te vendit se qytetaret nuk pajtohen me këto marrëveshje bankrotuese. Pastaj se si do te veprojmë me peticionin,kuptohet të gjitha rrugët e parapara do ti ndjekim qe ky peticion ta mbërrin fuqinë e vet. Pra, të ndodh kundërshtimi”, tha Haradinaj, i cili gjithashtu u shpreh pro-demarkacionit, por ju ku e kanë vendosë komisioni qeveritar.
“Edhe ne e përkrahim marrëveshjen për demarkacion, por të drejtë e jo të tillë çfarë e kanë sjellë në lajthitje. Qeveria e Kosovës, komisioni qeveritar e kanë vënë nën lajthitje gjithkënd, Kosovën, Malin e Zi e të tjerët. Pra, ne e përkrahim një demarkacion të drejtë në Qafë të Çokorrit te Kulla e Zhlebit, por jo këtë demarkacion të kësaj qeverie”, ka deklaruar Haradinaj.
Ndërkaq, Fatmir Limaj nga NISMA tha se peticioni do t’u mundësoj qytetarëve të vendit që të shprehin pakënaqësitë e tyre rreth padrejtësive që po u behën nga qeverisja aktuale, tha
“Duke mos pasur mundësi për rrugë të tjera që të shprehin qytetaret është peticioni ai që do ti dërgon një mesazh të qartë atyre të cilët kanë nënshkruar dhe kanë bërë marrëveshje në emër të qytetarëve të Kosovës pa i pyetur ata”, deklaroi mes tjerash Limaj.
Ndryshe, sipas këtyre tre lindurve opozitar, kjo është faza e dytë për t’i kundërshtuar marrëveshjet, ndërsa faza tjetër është e ajo e protestave gjithëpopullore. Përfaqësuesit e Vetëvendosjes tashmë e kanë thënë se protesta janë të pashmangshme, porse po përgatitet opinioni që ato të jenë sa më masovike.
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












