Përvjetor i LDK-së dhe promovim i librit “Kosova” të Buxhovit
Me 19 maj (Dulliken /SO) dhe me 20 maj (Lausanne)
Në një komunikatë të saj, Dega e LDK-së në Zvicër, bën të ditur se më 19 maj 2012 shënon 22-vjetorin e themelimit të saj dhe se në kuadër të shënimit të kësaj date, Kryesia e Degës ka planifikuar aktivitet një ditor.
Aktiviteti fillon në orën 9.30 me një apero. Në vazhdim mbahet konferencë për veprimtarinë 22- vjeçare të Degës së LDK-së në Zvicër (Do të lexohen punime të ndryshme të përgatitura nga veprimtarë të Degës së LDK-së në Zvicër me theks të veçantë Roli i Degës së LDK-së në veprimtarinë 22-vjeçare të saj). Pason bashkëbisedimi rreth temave të referuara;
Në orën 15.00 mbahet promovimi i librit të Jusuf Buxhovit “Kosova” (merr pjesë edhe autori)
Në vazhdim, në programin e manifestimit për nderë të 22-vjetorit të Degës, do të lexohet një referat kushtuar 22-vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Zvicër dhe do të paraqiten me fjalë përshëndetëse mysafirët e përvjetorit.
Në programin kulturor-argëtues marrin pjesë Ansambli folklorik “Mërgimi” nga Neushateli dhe grupi i këngëtarëve “Vëllezërit Mziu” me orkestrën.Në shënimin e 22- vjetorit të Degës së LDK-së në Zvicër pritet të marrin pjesë edhe funksionarë të lartë të LDK-së, thuhet në komunikatën e degës së LDK-së, të nënshkruar Haki Latifi, Kryetar i degës së LDK-së në Zvicër.
Manifestimi mbahet në Adresën: Bahnhofstrasse 51 4657 Dulliken /SO ( Altes Schulhaus)
Ftesë me rastin e shënimit të 22-vjetorit të Degës së LDK-së në Zvicër dhe të promovimit të librit të Jusuf Buxhovit “KOSOVA”
Dega e LDK-së në Zvicër, më 19 maj 2012 shënon 22-vjetorin e themelimit të sajë.
Në kuadër të shënimit të kësaj date, Dega e LDK-së në Zvicër ka planifikuar aktivitet një ditor. Andaj kam kënaqësinë dhe nderin që t`ju ftojmë të merrni pjesë në këtë veprimtari tonën të përbashkët festive.
Adresa : Bahnhofstrasse 51 4657 Dulliken /SO (Altes Schulhaus)
Programi :
09.30 Kokteji
10.00 Konferencë për veprimtarinë 22- vjeçare të Degës së LDK-së në Zvicër (Do të lexohen punime të ndryshme të përgatitura nga veprimtarë të Degës së LDK-së në Zvicër me theks të veçantë Roli i Degës së LDK-së në veprimtarinë 22-vjeçare të sajë).
12.00 Pauzë
12.15 Bashkëbisedim rreth temave të referuara;
13.00 Pauza e drekës
15.00 Promovimi i librit të Jusuf Buxhovit “KOSOVA” (merr pjesë edhe autori), kurse poeti e kritiku letrar Shefqet Dibrani do të flas për trilogjinë e Buxhovit “KTHESA HISTORIKE”.
16.30 Pauzë
17.00 Manifestim për nderë të 22-vjetorit të Degës.
Në pjesën e parë të programit do të ketë:
1. Hapja e programit dhe Fjala përshëndetëse;
2. Referat kushtuar 22-vjetorit të themelimit të Degës së LDK-së në Zvicër
3. Fjala përshëndetëse e mysafirëve:
Në pjesën e dytë të programit do ketë; program kulturo-argëtues në të cilën të pranishmit do të argëtohen nga Ansambli folklorik ” Mërgimi ” nga Neushateli si dhe grupi i këngëtarëve të mirënjohur ” Vëllezërit Mziu ” me orkestrën e tyre.
P.S.: Ju lutem për shkak të çështjeve organizative e konfirmoni me kohë ardhjen apo mosardhjen në këtë eveniment.
Me nderime
Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër
Haki Latifi, Kryetar i degës së LDK-së në Zvicër
Eigerstrasse 2
CH-4552 Derendingen
Tel.: +41 32 682 54 78
Fax: +41 32 682 54 79
Mobil: +41 79 307 21 78
E-Mail:l[email protected]
LAUSANNE
Nën organizimin i degës se LDK me 20.05. 2012 ne Luasanne me fillim në ora 14 behet promovimi i Veprës se Isuf Buxhovit “Kosova”.
Manifestimi mbahet ne Kishën “Notre Dame”-salla Olca, rue du Valentin 9 Lausanne
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten











