Kultura
Përurohet shtëpia muze e Katarina Josipit
Në fshatin Zym të Prizrenit është bërë përurimi i shtëpisë muze të aktores së madhe dhe ikonike të Kosovës, Katarina Josipi, projekt në të cilin Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka investuar rreth 50 mijë euro, e cila është një monument i trashëgimisë kulturore në Zym të Prizrenit dhe që i takon kategorisë arkitekturore.
Në ceremoninë e përurimit mori pjesë edhe ministri Kujtim Gashi, i cili vlerësoi se gradualisht fshati Zym po shndërrohet në një pikë turistike të Kosovës.
“Është kënaqësi e veçantë që të marrim pjesë në një fshat të veçantë të Kosovës, i cili trajtohet me një ligj të veçantë, Ligji për fshatin Zym dhe pa dyshim që përkushtimi ynë për këtë vendbanim të rëndësisë së veçantë dhe të trashëgimisë kulturore, por edhe imi si ministër është tejet i rëndësishëm. Edhe më herët disa ministra janë marrë me këtë projekt, i cili është stërzgjatur shumë. Ne, duke pasur parasysh rëndësinë dhe specifikat që ka pasur ky projekt, natyrisht që është dashur një punë e madhe dhe përkushtim për ndryshim brenda projektit”, tha ministri.
“Mbi të gjitha këtë objekt ia dedikoj një njeriut që ka punuar shumë për këtë projekt, Fikret Tekvesh, i cili nuk është më mes nesh, i cili me përkushtim të madh është angazhuar në këtë projekt. Ua uroj të gjithëve këtë projekt, sidomos qytetarëve të Zymit”, ka thënë Gashi.
“Fshati Zym tashmë po kthehet në qendër turistike. Po besoj që jemi në rrugë të mirë të ngrisim edhe shtatoren e Pjetër Bogdanit. Edhe për ekspozitën, sepse do të jemi prapë këtu, është fazë tjetër besoj shumë shpejt do të kemi dhe do të jemi prapë bashkë”, tha Gashi.
Nikollë Dura, familjar i Katarina Josipit, tha se e ka mirëpritur këtë projekt, edhe pse e ka quajtur si të vonuar.
“I falënderoj të gjithë, posaçërisht ministrin. I përshëndes edhe shumë ministra të tjerë, 5 janë ndërruar deri këtu, ju e keni tash nderin më të madhin. Më në fund na erdhi puna për t’u falënderuar për të gjitha që keni bërë, edhe pse pak me vonesë, nuk më ka penguar mua pse jemi vonuar”, ka thënë Dura.
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











