Kosova
Përplasje në Kuvendin e Kosovës
Partitë fajësojnë njëra-tjetrën, si rezultat i pikëvështrimeve të ndryshme të realitetit politik në vend.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të pushtetit dhe opozitës, duke u nisur nga këndvështrime të ndryshme, kanë deklaruar se gjendja në Kuvendin e Kosovës ka degraduar.
Gjatë seancës të së premtes, më 18 dhjetor, në Kuvendin e Kosovës, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke goditur tavolinat e tyre dhe duke brohoritur fjalën “Jashtë”, i kanë bërë thirrje zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj që të largohet nga salla ku po mbahej seanca, që në momentin që ai kishte hyrë në sallë.
Lëvizja Vetëvendosje e kundërshton praninë e zëvendëskryeministrit Selmanaj në punën e Kuvendit, për shkak se ai më herët pati deklaruar që “çështja e të pagjeturve është e ezauruar”. Lëvizja Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Selmanajt.
Kryesuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka vendosur që të bëjë pauzë të seancës, për shkak pamundësisë për të krijuar kushte për mbajtjen e seancës.
Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pas protestave të VV-së, të cilat ndërprenë seancat e sotme të Kuvendit.
Në një postim në Facebook, Selmanaj ka publikuar një fotografi nga Kuvendi me deputetët e LDK-së.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti