Lajme
PDK akuzon Shpend Ahmetin, ai paralajmëron padi
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, e cila ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë punësimet e jashtëligjshme në komunën e Prishtinës. Kryetari i Prishtinës paralajmëron padi për shpifje
Menjëherë pas akuzave që ka bërë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në drejtim të liderëve të PDK-së, lidhur me skandalin e përgjimeve, sot ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, e cila ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë punësimet e jashtëligjshme në komunën e Prishtinës.
Në konferencë për medie, sekretari i kësaj dege Bujar Cakolli, ka thënë se Komuna e Prishtinës është mbushur me militantë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i shfrytëzuar ata për të shkatërruar kryeqytetin.
“Me qindra militantë janë punësuar dhe ata shfrytëzohen për të zhvilluar aksione anarkiste të kësaj lëvizje për të shkatërruar kryeqytetin”, ka thënë Cakolli, teksa ka shtuar se numri i të punësuarve me kontratë mbi vepër është 276 nga rreth 700 të punësuarit e Komunës.
Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Prishtinës, i cili këto akuza i quan shpifje, për t’i fshehur përgjimet dhe lidhjet e PDK-së me shtetin.
“Para dy jave, portali Insajderi filloi të publikoj përgjimet e krerëve të shtetit që po dëshmojnë kapjen e shtetit në çdo cep, duke përfshirë dhe institucionet e pavarura. Para një jave unë isha edhe në një konferencë për shtyp ku në mes tjerash deklarova se pa çkapjen e shtetit nga këto koka të krimit Kosova nuk do të ec përpara. Prej asaj dite kanë filluar sulmet e përditshme ndaj komunës. Prokuroria ka dërguar hetues në komunë në baza të përditshme. U sajuan storiet për heqjen e fotove të Skënderbeut. E sot u orkestrua një sulm për punësime”, deklaron Ahmeti.
Kryetari i Prishtinës paralajmëron padi edhe dnaj një mediumi, pore dhe ndaj atyre që e kanë akuzuar.
“Në listë nuk janë 250 persona, por shumë më pak emra të përsëritur shumë herë. Në listë janë Xuxi, Etno Engjujt, Edona Reshitaj dhe muzicientë të tjerë që janë angazhuar nga komuna në manifestime të ndryshme. Nuk besoj se ata janë militantë të Vetëvendosjes të punësuar nga unë”, thotë ai.
Në listë, sipas tij, janë të gjithë punëtorët e Kuzhinës Qendrore që gatuajnë për çerdhet e Prishtinës e që punojnë në komunë që më shumë se 20 vite. “Ajo kuzhinë është privatizuar nga Isa Mustafa, unë i kam kthyer në komunë. Asnjë punëtor të ri nuk e kemi marr dhe mund ti pyesni secilin se a janë militantë të Vetëvendosjes”, deklaroi ai.
Në listë, sipas tij, janë mbi 30 arkitektë të Prishtinës që punojnë në legalizim ku kanë regjistruar 46,000 ndërtime pa leje.
“Ligji i legalizimit parasheh punëtorë shtesë për legalizim e Ministria e Financave nuk e ka lejuar asnjë shtesë me konkurs në mënyrë që edhe ky proces të dështoj. Secilin prej tyre i lus mediat që ti thirrni dhe ti pyesni se si punojnë dhe militantë të kujt janë. Ministria nuk ka lejuar vende të rregullta me konkurs të rregullt. Besoj që të njëjtit do ti bashkëngjiten padisë”, dekatlon Ahmeti.
Shpifjet, siç thotë më tej ai, mund të vazhdojnë nga “Klani Pronto që ka kapur edhe televizionin e shtetit, por nuk mund ti zhbëjnë telefonatat e Grabovcit”. “Nuk mund t’i zhbëjnë hajnitë e korrupsionin e Klanit Pronto. Nuk mund të na frikësojnë as me prokurori e lajme të tilla të fabrikuara. Stop kapjes së shtetit dhe stop hajnisë!”, shkruan Ahmeti në reagimin e tij në Facebook.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri










