Lajme
Pavarësia u shënua edhe në Bassano dhe Montebelluna të Italisë
Bashkorganizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe shoqata kulturore “Bashkimi kombëtar” në qytetin Bassano del Grappa të Italisë u mbajt manifestimi kulturor për Ditën e Pavarësisë. Manifestimi u hap me intonimin e himnit kombëtar dhe atij të Kosovës. Ragip Thaçi, mësues i shkollës shqipe në këtë qytet, në fjalën e tij tha se gjithmonë do të nderohen figurat që sakrifikuan për pavarësi. Me nga një fjalë rasti u paraqitën edhe konsulli i përgjithshëm i Kosovës në Milano, Adrian Andreja, Avdi Beqiri, kryetar i shoqatës dhe përfaqësues të tjerë të shoqatave shqiptare ne Itali.
Programi kulturor i kësaj shoqate filloi me poezi kushtuar Pavarësisë së Kosovës, përgatitur nga nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, për të vazhduar më pas me këngë shqipe.
Po ashtu, edhe në Montebelluno, në bashkëpunim me shoqatën “Zëri i atdheut” u kremtua Dita e Pavarësisë.
Ky aktivitet kulturor u përshkua me vallen e Pavarësisë, po edhe me valle të tjera të trevave shqiptare. Me këtë rast, nxënësit e shkollës shqipe kishin përgatitur një recital kushtuar përvjetorit të pavarësisë. Me këngë folklorike u paraqit edhe grupi folklorik që vepron në kuadër të kësaj shoqate, grupi artistik dhe nxënësja violiniste, e cila interpretoi një pjesë të “Bareshës”.
Manifestimi në Montebelluno u hap nga kryetari shoqatës “Zëri i atdheut”, Isuf Zenelaj. Nga një fjalë rasti mbajtën edhe përfaqësuesit italianë të këtij qyteti, të cilët përgëzuan komunitetin shqiptar që ka arritur t’i ruaje rrënjët e veta, traditat e kulturën shqiptare.
Këto aktivitete, të cilat i përcollën një numër i madh i bashkatdhetarëve, kishin për qëllim jo vetëm kremtimin e kësaj dite, por edhe promovimin e shtetit të Kosovës te vendasit.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë














