Kosova
PDK: Miratimi i Ligjit për Specialen nuk duhet të kushtëzohet me zgjedhjen e presidentit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, dhe nënkryetarja e Kuvendit Vlora Çitaku, kanë kërkuar që Kuvendi i Kosovës të procedojë me leximin e dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Tahiri tha se miratimi i ligjit është përgjegjësi e të gjitha forcave politike dhe deputetëve, duke kundërshtuar lidhjen e kësaj çështjeje me zgjedhjen e presidentit.
“Është obligim dhe përgjegjësi kombëtare e secilës forcë politike dhe e secilit deputet me miratu ligjin edhe në leximin e dytë”, deklaroi Tahiri. Ai shtoi se formula “votoma presidentin, ta votoj ligjin” është, sipas tij, e pandershme.
Edhe Vlora Çitaku ka theksuar se çështja e Ligjit për Specialen duhet të trajtohet veçmas nga ajo e presidentit.
“Çështja e ligjit dhe çështja e presidentit janë të ndara. Votimi i ligjit është detyrim jo vetëm politik, por edhe kombëtar. Çështja e presidentit është çështje e marrëveshjes, janë totalisht të ndara”, tha Çitaku.
Çitaku u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të kthehen në sallën plenare dhe të votojnë në lexim të dytë ndryshimet ligjore. Ajo ka deklaruar gjithashtu se deputetët e PDK-së do të qëndrojnë në Kuvend derisa të trajtohet kjo çështje.
Kuvendi i Kosovës i ka miratuar më herët, ndryshimet në ligj në lexim të parë, ndërsa votimi në lexim të dytë mbetet në qendër të përplasjes politike mes partive.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë












