Lajme
Pas papunësisë, korrupsioni sfidë për kosovarët
Rezultatet e hulumtimit të opinionit me qytetarët që ka zhvilluar UNDP, tregojnë se korrupsioni është problemi më i rëndësishëm në Kosovë, duke u renditur pas papunësisë
Korrupsioni vazhdon të renditet si një nga problemet më të rëndësishme me të cilin ballafaqohet Kosova. Sipas një ankete që ka përgatitur UNDP, 18 për qind e qytetarëve të anketuar janë të mendimit se korrupsioni është problemi më i rëndësishëm në Kosovë, duke u renditur pas papunësisë si çështje më problematike me 39 për qind e të anketuarve.
Sipas shumicës së të anketuarve, 58 për qind, niveli i korrupsionit në Kosovë nuk ka ndryshuar gjatë 12 muajve të fundit. Nga ana tjetër, 31 për qind e tyre besojnë se korrupsioni është rritur, në krahasim me 12 për qind që mendojnë se niveli i korrupsionit është ulur.
Sipas UNDP-së, në kuptim të perceptimit të korrupsionit në mesin e punonjësve të sektorit publik, shumica e zyrtarëve në të dy nivelet e qeverisjes janë të mendimit se shërbimi civil i Kosovës është i mbushur me “nepotizëm, favorizime dhe patronazh, ushtrim të ndikimit dhe përvetësim, vjedhje e mashtrime”.
“Nëpunësit publik që punojnë në institucionet e nivelit komunal janë më të prirë të besojnë se “ryshfeti” ekziston në të gjithë shërbimin civil në Kosovë (80.8 për qind), në krahasim me zyrtarët e institucioneve të nivelit qendror (66.3 për qind)”, thuhet në anketën e UNDP-së.
Pavarësisht nivelit të lartë të perceptimit të korrupsionit, ende vetëm 28.2 për qind nga zyrtarët e institucioneve të nivelit qendror dhe 18.3 për qind të zyrtarëve nga institucionet e nivelit komunal, sipas UNDP-së, treguan se kanë raportuar korrupsionin kur ata kanë qenë dëshmitarë.
Ndryshe, në anketë kanë marrë pjesë 839 shqiptar të Kosovës, 233 serb të Kosovës dhe 228 anketa janë zhvilluar me minoritetet tjera të Kosovës.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












