Tematike

Pas moshës 50-vjeçare, punëtorët e ndërtimtarisë nuk i duhen më askujt!

Të licencuar dhe me një ndjesi se janë poshtëruar, muratorët dëshmojnë haptazi. Qeveria merr seriozisht parasysh këtë problem

“Për mua çdo gjë ka marrë fund!” Me një zë të dridhur, Jorge (56-vjeçar), i larguar nga puna katër vjet më parë, nuk arrin të tejkalojë traumën e largimit nga puna. Ky ndërtimtar portugez ka “punuar vështirë” për gjashtëmbëdhjetë vjet në rrugët e Gjenevës, në dëm të shëndetit të tij. Sot, megjithatë, duhet të kënaqet me “punë të vogla të përkohshme”. Dhe, ai nuk është i vetëm në këtë situatë. Kjo praktikë është e përhapur, sipas sindikatave, të cilat besojnë se rreth 200 punëtorë në moshë të pesëdhjetave e sipër janë pushuar nga puna dhe nuk mund të përfitojnë nga pensioni i parakohshëm, i cili mund të merret që nga mosha 60-vjeçare.

Një situatë shumë shqetësuese dhe, për këtë, edhe punëdhënësit janë dakord. Pierre-Alain Host, president i seksionit të Gjenevës të punëdhënësve zviceranë, siguron se shoqata e tij është shumë e ndjeshme për këtë çështje. “Ne jemi në diskutim të plotë me sindikatat”. Diskutime të iniciuara, të cilat deri tani kanë qenë të pasuksesshme dhe që janë rinisur në fund të majit nga ana e këshilltarit Pierre Maudet, në krye të Ekonomisë. Shteti ka vendosur të ndërhyjë në këtë rast.

Plot frustrim dhe trishtim

Thierry Horner, nga bashkimi ndërprofesional  i Punëtorëve (SIT), mirëpret këtë iniciativë, “sepse duhet mbrojtur urgjentisht të moshuarit e sektorit të ndërtimtarisë. Pas moshës 50-vjeçare këta punëtorë nuk vlejnë më asgjë. “Me iniciativën e SIT-it, tridhjetë të moshuarit në depresion janë mbledhur në një takim kohët e fundit. Gazeta frankofone «La Tribune de Genève» ishte e pranishme.

“Është e rëndësishme që ata të mos ndihen të vetmuar në vështirësi, thotë sindikalisti. Takime të tilla gjithashtu shërbejnë për të dalë nga ndjesia e frustrimit. “Nga trishtim i madh gjithashtu, sepse kjo ndjenjë ishte shumë e fortë atë natë. “Për ndërtimtarët, vendi i punës është shtëpia e tyre”, thotë Thierry Horner, transmeton albinfo.ch. Kur i përjashtoni nga puna, është ndenja e poshtërimit dhe pafuqisë që dominon në brendinë e tyre”.

“Kjo praktikë është e papranueshme! Ajo duhet të ndalohet sa më shpejt”, pohon Fausto, 56-vjeçar, i cili ka punuar tridhjetë vjet me radhë në ndërtimtari. “Punëdhënësit përfitojnë nga situata ekonomike për të justifikuar veten, por ata sidomos mendojnë se iu kushton shumë dhe se nuk jemi mjaft fitimprurës»
“I përjashtuar nga puna qe dy vjet, pas një aksidenti”, portugezi tregohet i revoltuar: “unë nuk jam i sëmurë dhe nuk ndihem shumë i vjetër për të punuar. Me që në moshën time është pothuajse e pamundur për të gjetur një punë të përhershme në moshën time, unë mund të humbas të drejtën time për pension të parakohshëm”.

Thierry Horner kujton se pensioni i parakohshëm në fushën e ndërtimtarisë ishte “luftë dhe fitore e vështirë në vitin 2002, sepse puna në ndërtimtari është e rëndë për të qëndruar deri në 65 vjet”. Por, për të marrë atë pension të parakohshëm duhet të kontribuoni të paktën pesë vjet, gjatë shtatë vjetëve të fundit, përcjell albinfo.ch. Gjë që nuk është e arritshme për të gjithë. Duke përfituar nga arka për papunësi, e cila përfundon pas një viti, disa nuk gjejnë tjetër rrugëdalje përveç ndihmës sociale.

“Kam punuar dhe kontribuar për dekada të tëra këtu, dhe kjo është se si më falënderojnë mua”, thotë Fausto me keqardhje. Unë nuk dua të përfitoj nga asistenca sociale, prandaj për mua mbetët të kthehem në Portugali. “I pafuqishëm dhe i pashpresë, pesëdhjetëvjeçari mendon të braktisë Zvicrën, për të cilën ai e ka dhënë aq shumë “38 vjet me radhë”.

“Përjashtimi nga puna e 50-vjeçarëve, të cilit humbasin të drejtën për pension, është e neveritshme, për të punësuar të përkohshëm që kushtojnë më lirë. Shteti duhet të ndalojë mbështetjen e këtyre kompanive, të cilat më pas ripunësojnë të përkohshmit”.