Koronavirusi: çast pas çasti
Paris: Qytetarët largohen drejt fshatit për të kaluar karantinën
Trafiku rreth Parisit arriti nivele rekord vetëm disa orë para se izolimi i ri kombëtar të hynte në fuqi në të gjithë Francën.
Radhët e makinave u shtrinë për 700 km në rajonin e Ile-de-France, raportuan mediat lokale, të cilat thonë gjithashtu se shumë parisjanë po i largohen qytetit për ta kaluar karantinën në fshat.
Masat e reja të ashpra u paraqitën si një domosdoshmëri nga presidenti Emmanuel Macron, i cili e bëri të qartë se vendi rrezikon “të mbytet nga një valë e dytë e sëmundjes, e cila sipas tij do të jetë padyshim shumë më e vështirë se e para”, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Vdekjet ditore nga Covid-19 në Francë janë në nivelin më të lartë që prej muajit prill; të enjten autoritetet raportuan 47,637 raste të reja dhe 250 vdekje.
Kancelarja Angela Merkel po ashtu paralajmëroi për një dimër të vështirë teksa mbronte vendimin për të nisur në Gjermani një izolim të butë kombëtar.
Masat që do të nisin së zbatuari në nëntor janë më pak të ashpra se ato të pranverës, dhe përfshijnë mbylljen e restoranteve, bareve, palestrave, kinemave apo teatrove, sqaroi Merkel, sipas të cilës sistemi shëndetësor gjerman është ende në gjendje ta përballojë sfidën e koronavirusit, por me rritjen aktuale të infektimeve, kapacitetet e spitaleve mund të arrijnë në limitet e tyre brenda disa javësh. Me një shtim të rasteve po përballet këtë periudhë e gjithë Evropa.
Italia, epiqendra fillestare e pandemisë, ka vendosur tashmë masa të rrepta izoluese që do të jenë në fuqi për një muaj, e Spanja gjithashtu në 25 tetor nisi ndalim qarkullimin pasi qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












