Lajme
Zvicra dhe Franca, me plan të përbashkët për luftimin e kontrabandës
Dokumenti, i paraqitur në zyrën doganore franceze që ndan Thônex (GE) dhe Gaillard (F), parashikon masa të ndryshme për të luftuar rrjetet e kontrabandës
Intensifikimi i luftës kundër kontrabandistëve dhe personave që nuk kanë të drejtë azili. Ky është objektivi i këshilltares federale, Elisabeth Baume-Schneider dhe ministrit të Brendshëm francez, Gérald Darmanin, të cilët miratuan në Gjenevë një plan veprimi për këtë çështje. Ky dokument u prezantua në zyrën doganore të Moillesulaz, e cila ndan komunat Thônex (GE) dhe Gaillard (F). Zvicra dhe Franca, nënvizon një deklaratë nga Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (DFJP), tashmë bashkëpunojnë në zonat kufitare, përcjell albinfo.ch.
Tani ata duan të bëjnë më shumë në drejtim të rritjes së migracionit dytësor, pra lëvizjes së emigrantëve nga një shtet Shengen në tjetrin. Së fundi, duhet theksuar se në vitin 2022 Zvicra ka përfunduar plane të ngjashme veprimi me Austrinë dhe Gjermaninë.
Janë planifikuar masa të ndryshme, si ndërhyrjet e policisë në zonat kufitare për të luftuar rrjetet e kontrabandës. Patrullat e përbashkëta do të përdoren në trafikun hekurudhor ndërkufitar. Komunikimi mes dy vendeve do të forcohet me emërimin e oficerëve ndërlidhës. “Vetëm duke bashkuar forcat vendet evropiane do të jenë në gjendje të përballen me sfidat që lidhen me migracionin”, tha Baume-Schneider, përcjell tutje albinfo.ch.
Plani i veprimit, u nënvizua, gjithashtu ndihmon për të siguruar mbrojtjen e nevojshme për njerëzit që kanë realisht nevojë.
Në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, Berna dhe Parisi do të bëjnë një vlerësim të planit të veprimit dhe do të propozojnë çdo masë të re. Në deklaratë thuhet gjithashtu se “në nivel evropian, Zvicra dhe Franca janë të përkushtuara, së bashku me shtetet e tjera partnere, për të siguruar procedura të shpejta të Dublinit dhe për rifillimin e ripranimeve në Dublin nga Italia”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











