Sporte Luftarake
Paris: Laura synon podiumin në debutimin olimpik
Xhudistja Laura Fazliu të martën debuton në Lojëra Olimpike. Dhe, në debutim synon vendin në podium. Pra, synon medalje olimpike.
Në ditën e katërt të garave të xhudos në Parisi 2024, Laura paraqitet në kategorinë deri 63 kilogramë. Garat do të zhvillohen në arenën Champ de Mars në Paris. Arena pritet të jetë përplot me shikues dhe në një periudhë gjatë ditësh shumica prej 8000 shikuesve pritet të jenë kundër Laurës, vajzës që ka sakrifikuar shumë për karrierë në xhudo dhe të cilës mundi i jashtëzakonshëm po i shpaguhet.
Nëse çdo gjë shkon sipas planit, Laura në çerekfinale do të përballet me legjendën e xhudos franceze, Clarisse Agbegnenou.
Si bartëse e tretë, Laura është e lirë në xhiron e parë. Në xhiron e dytë e pret fituesen e duelit mes Jing Tang të Kinës dhe Kiyomi Watanabe të Filipineve. Në rast të fitores, që ka gjasa të mëdha të ndodhë, Laura do të përballet me Agbegnenoun. Natyrisht, nëse ikona franceze kalon fillimisht izraeliten Gili Sharir, e më pas fituesen e duelit mes Cristina Cabana Perez të Spanjës dhe Ketleyn Quadros të Brazilit.
Agbegnenou do të ketë përkrahje shumë të madhe të tifozëve në palestër. Por, ekipi i Kosovës në xhudo është përgatitur për këtë. Dhe, Laura pritet të jetë gati.
Me Agbegnenoun, Laura i ka dy luftëra. I ka fituar të dyja. Të dy fitoret i arriti vjet, fillimisht në Grand Slamin e Tel Avivit e më pas në Kampionatin Evropian në Montpellier të Francës.
Joanne Van Lieshout e Holandës është bartëse e parë në kategori. Kanadezja Catherine Beauchemin-Pinard është e dyta. Agbegnenou është bartëse e gjashtë. 31-vjeçarja është kampione olimpike në fuqi. Para të artës në Tokio kishte një të argjendtë në Rio në vitin 2016.
Ka edhe gjashtë tituj të botës, dy medalje të argjendta botërore e një të bronztë. Ka edhe shumë e shumë medalje në garat e tjera të mëdha. Është prej emrave më të mëdhenj të xhudos botërore.
Por shumë e rëndësishme në kategorinë deri 63 kilogramë tashmë është edhe Laura. 23-vjeçarja ka medalje të bronztë nga Botërori i këtij viti. Ka medalje të argjendtë e të bronztë evropiane. E ka fituar Mastersin. Ka edhe medalje në garat Grand Slam dhe Grand Prix.
Dhe ka nivelin për të fituar medalje olimpike, që do të ishte e dyta për Kosovën në Paris.
Të dielën të argjendtë fitoi Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë. Të hënën Akil Gjakovës i “rrëshqiti” medalja nga dora. Humbi në gjysmëfinale, e më pas në luftë për medalje të bronztë në kategorinë deri 73 kilogramë.
Tani është radha e Laurës, me shpresë se ajo do ta fitojë medaljen e pestë olimpike për Kosovën.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë... -
“Harper’s Bazaar” i kushton artikull Dua Lipës dhe “Sunny Hill”, vë Kosovën në qendër të vëmendjes -
Dy talentë të Prishtinës ftohen nga akademia e PSG-së -
Romë
Motrat pianiste Elizabeta dhe Artemida Qarri performojnë në një recital prestigjioz në Romë -
“As anej as knej”, një festival mbi migrimin, identitetin dhe përkatësinë
Jeta në Austri
-
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C Austria në alarm nga vapa ekstreme, shënohet temperatura më e lartë ndonjëherë... -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet -
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore













