Papunësia mbetet problem
Të dhënat e fundit të organizatave ekonomike në Kosovë tregojnë se papunësia mbetet një nga problemet kryesore në vend. Sipas të dhënave të Institutit të Financave të Kosovës, thuhet se mbi 43 për qind e kosovarëve janë të papunë.
Kryetari i këtij instituti, Isak Mustafa ka deklaruar se Kosova vazhdon të mbetet vendi me normë më të lartë të papunësisë në rajon.
Sipas tij, Kosova ka mbi 43 për qind të papunë dhe 34 për qind në varfëri, me më pak se 1.42 euro në ditë dhe 18 për qind në varfëri të skajshme, me më pak se 94 centë në ditë.
Kurse njohësit e çështjeve ekonomike, kanë vënë ne pahë se në vitet e fundit në Kosovë nuk ka pasur ulje të shkallës së papunësisë.
Ata kanë thënë se në tregun e punës në Kosovë hyjnë deri në 35 mijë të rinj në vit, ndërkaq ky treg absorbon vetëm 4-6 mijë punëtorë të rinj në vit, rasporton Radio Evropa e Lirë.
Zyrtarë qeveritarë tashmë kanë deklaruar se janë të përkushtuar t’i zgjidhin problemet ekzistuese sociale dhe ekonomike ne vend.
E-Diaspora
-
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA... -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri










