Lajme
Organizata austriake “ADRA” dërgon dhurata për fëmijët shqiptarë
Paketat e dhuratave dhe të hollat e grumbulluara, do të shpërndahen për fëmijët në jetimore, në strehimoret e grave, në qendrat për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe në vendbanime të varfra
Organizata humanitare austriake “ADRA” edhe këtë vit kanë menduar që në prag të festës së Krishtlindjes t’i gëzojë me dhurata fëmijët shqiptarë.
Që nga muaji shtator, siç pati njoftuar edhe “albinfo.ch”, kjo organizatë kishte filluar aksionin “Fëmijët ndihmojnë fëmijët” për grumbullimin e dhuratave që destinacion e kanë Shqipërinë dhe Lituaninë.
Ndërkohë siç raporton “meinbezirk.at” nga ky aksion janë grumbulluar 186 paketa me dhurata dhe 560 euro ndihmë. Këto ndihma janë grumbulluar nga fëmijët e kopshteve në Stegersbach, Burgauberg, Stinatz, Großpetersdorf dhe Schachendorf.
Paketat e dhuratave dhe të hollat e grumbulluara, do të shpërndahen për fëmijët në jetimore, në strehimoret e grave, në qendrat për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe në vendbanime të varfra, ka thënë organizatori Roman Koger.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










