Kosova
Opozita, kundër autostradës së Dukagjinit
Lëvizja Vetëvendosje po e kundërshton projektin e ndërtimit të autostradës së Dukagjinit. Deputeti i kësaj lëvizjeje, Liburn Aliu, në një konferencë për media ka thënë se kjo shumë prej një miliard eurosh do të ishte më mirë që të investohej në zhvillim ekonomik.
“Qytetarët e Rahovecit kanë vazhduar me aktivitete dhe peticion që ka kaluar me 5 mijë nënshkrime. Nuk mund të ndërtosh autostradë afër Drinit dhe t’ua shkatërrosh tokat”, ka deklaruar Aliu.
Sipas tij, qytetarët po ikin jashtë vendit, pasi që Kosova po përballet me ngecje në zhvillimin ekonomik. Për këtë ka reaguar Ministria e Infrastrukturës duke e arsyetuar variantin final të Autostradës së Dukagjinit.
MI-ja thotë se varianti përgjatë lumit Drini i Bardhë është më i favorshëm ngase përveç kritereve teknike që dalin nga detyra projektuese, ata kanë marrë parasysh edhe: Rregullimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë, Parandalimi i degradimit të lumit, shpronësim minimal i tokave bujqësore dhe tokave private që sipas MI-së aksi i autostradës kalon më shumë se 70% mbi sipërfaqe të degraduar të tokave bujqësore rreth lumit.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë Një urë e dijes dhe përvojës në kuadër të “Swiss Medical School”, që bashkon diasporën mjekësore... -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











