Lajme
Gjermania suspendon projektin e gazsjellësit me Rusinë
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, njofton se ka urdhëruar Ministrinë e Ekonomisë që të pezullojë procesin e certifikimit të gazsjellësit “Nord Stream II”.
Ky vendim i Scholzit vjen pas veprimeve të fundit të Rusisë për të njohur dy rajonet separatiste në lindje të Ukrainës.
“Ky vendim tingëllon teknik, por është një veprim i nevojshëm administrativ, në mënyrë që të mos ndodhë certifikimi i tubacionit. Pa këtë certifikim ‘Nord Stream II’ nuk mund të hyjë në funksion”, u tha Scholz gazetarëve në Berlin, përcjell Telegrafi.
Kujtojmë se presidenti Vladimir Putin kishte urdhëruar ministrin rus të Mbrojtjes, Sergey Shoygu, që të “sigurojë paqe” në rajonet separatiste të Donetskut dhe Luhanskut.
Kjo njohje nga Putin është si pretekst për të pushtuar Ukrainën, edhe pse deri më tani nuk janë parë lëvizje apo tërheqje të trupave ruse përgjatë kufirit ukrainas.
E-Diaspora
-
Zogu në motor anulon fluturimin nga Selaniku drejt Gjermanisë, 150 pasagjerë mbeten në aeroport 150 pasagjerë bllokohen në aeroportin e Selanikut... -
Itali
Sherri i dyshuar për një vajzë përfundon në tragjedi, vritet 24\-vjeçari shqiptar në Itali -
Kolona deri në një orë në kufi, pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë -
Gjermani
Mediat gjermane raportojnë për aksidentin tragjik në Nittendorf, ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Kosova -
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet














