Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur pikëllimin e thellë pas lajmit për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga kjo komunë, Leart Morina nga Sopniqi dhe Berhan Zeka nga Pataqani i Poshtëm, të cilët humbën jetën në një aksident trafiku në Gjermani.
Përmes një mesazhi ngushëllimi, Latifi ka shprehur solidaritetin e tij dhe të Komunës së Rahovecit me familjet e viktimave, në këto momente të rënda.
Ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve Morina dhe Zeka, të afërmve dhe miqve të tyre, duke ndarë dhimbjen për humbjen e dy të rinjve.
“Learti dhe Berhani pushofshin në paqe!”, ka shkruar Latifi në mesazhin e tij të ngushëllimit.