Skip to content

Gjykata Speciale dënon edhe Hajredin Kuçin me një muaj burgim me kusht

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin edhe ndaj ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, në rastin që lidhet me pengimin e administrimit të drejtësisë, përcjell albinfo.ch.

Sipas vendimit të trupit gjykues, Kuçi është dënuar me një muaj burgim me kusht.

Dënimi nuk do të ekzekutohet nëse ish-ministri i Drejtësisë nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës verifikuese prej një viti. Nëse e përmbush këtë kusht, dënimi do të konsiderohet i kryer.

Aktgjykimi ndaj Kuçit është pjesë e procesit të veçantë gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku, përveç tij, janë përfshirë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dhe tre persona të tjerë, nën akuzat për vepra që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë./Albinfo.ch