Skip to content

Shiroka Pula pret ambasadoren izraelite, diskutojnë bashkëpunimin mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës dhe ambasadorja Tamar Ziv vlerësuan rëndësinë e marrëdhënieve miqësore dhe diskutuan bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, si dhe bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

Presidentja Shiroka Pula dhe ambasadorja Ziv kanë vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve./Albinfo.ch