Feja

Nuk bëhen dallime në mes të shqiptarëve dhe myslimanëve

Të rinjtë besimtarë përkujdesen për jehonë më të madhe, prandaj diku gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, para Festave të Krishtlindjes, në një sallë në Dietikon, u takuan rreth 1.000 të rinj në evenimentin „Ummah-Day“.

Në këtë takim ishte ftuar edhe Shoqata myslimane rinore. Qëllimi i takimit ka qenë që të rinjve myslimanë tu ngritet imazhi dhe tu jepet një jehonë më pozitive. Në takim ishte edhe Radio Vatikani, gazeta lokale, por edhe përfqësuesi i gazetës „Neue Zurcher Zeitung“, i cili e ka përgatitur këtë artikull.

Ndër të tjera, ai parashtron pyetjen se si qëndrojnë të rinjtë me fenë. Po që se njeriu bazohet në anketa dhe studime, mund të përfitohet bindja: Të rinjtë zviceranë kanë një qëndrim kundërshtues me besimin e tyre. Dhe kjo është një refleketim i shoqërisë. Por, si besojnë të rinjtë në Zot apo në diçka të shenjtë?

Studimi i Fondit kombëtar zviceran nga Christoph Morgenthaler i Institutit për teologji praktike të Universitetit të Bernës ka dëshmuar se 85 për qind e zviceranëve besojnë në një gjë të tillë. Me këtë rast, të rinjtë janë pak më të pabesueshëm se sa të moshuarit. Nga ta, 80 për qind e të rinjve besojnë në një fuqi më të madhe, dëshmon monitori besimtar i Fondacionit fetar nga viti 2008.

Në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre nga Evropa Perëndimore, zviceranët e moshës në mes të 15 dhe 29-vjeçare, u takojnë atyre që u besojnë Perëndisë. Plot 40 për qind e tyre kanë pohuar se i referohen çështjes fetare, që do të thotë pak më tepër se në Francë (35 për qind), Britani e Madhe (32 për qind) dhe Gjermani (32 për qind) dhe dyfishmë tepër se në Suedi.

Sipas një hulumtimi të etnologes Janine Dahinden nga Universiteti i Neuchatel-it, është paksa konfuze se për të rinjtë zviceranë me më rëndësi janë familja, miqësia, shkollimi, partneri, bile edhe politika se sa feja.

Gjatë anketës, ajo ka pyetur të rinj nga Neuchatel-i i reformuar dhe nga Luzern-i katolik. Kjo kontradiktë tregon edhe mënyrën se si të rinjtë besojnë. Ekpertët thonë se bëhet fjalë për „artizanat fetar“, nga „Do-it-yourself-besimi“. Në qiellin e imagjinuar gjendet njëri me 99 emra, për të cilin askush nuk guxon të krijojë një pamje.

Andreas Tunger-Zanetti nga Qendra për hulumtime fetare nga Universiteti i Luzern-it thotë se bëhet fjalë për „analfabetizëm fetar“. Ky ekziston pavarësisht nga mosha, feja dhe orientimi politik në mesin e krishterëve sikurse edhe të myslimanëve, majtistëve apo djathtistëve – jo më pak edhe në mesin e të arsimuarve. „Ky është një terren për ushqim të paragjykimeve dhe një arsye më tepër përse feja është një temë e vështirë për bisedë“, thotë ai. Edhe studimet cilësore mundësojnë një pasqyrë të vogël për imazhin e të rinjve. Ata kanë qenë të intervistuar nga socialantropologia e Universitetit të Fribourg-ut, Brigit Allenbach, ndërsa deklaratat e tyre janë:

Lara (11): „Feja është besim dhe shpresë. Po që se njeriu ka një problem, ka njerëz të cilët edhe i ndihmojnë. Por, duhet biseduar edhe për ndokend, për shembull, për Zotin“.

Danoshani (16): „Unë mendoj se të besosh në diçka, është njësoj si një përallë e rrëfehet gjithnjë në vazhdime“.

Enveri (19): „Gjithçka që Zoti ka ndaluar për ne, nuk është e mirë për njerëzit. Për shembull, pirja e alkoolit, konsumimi i drogës apo vizita nëpër bordele“.

Si duhet interpretuar këtë spektër përgjigjesh të besimtarëve dhe të atyre që janë skeptikë?

Për shumë të rinj, sipas shkencës, feja shërben për të dëshmuar përkatësinë e komunitetit. Feja ndihmon në kërkimin e kuptimit për jetë dhë bën përcaktimin e edukatës së fëmijëve. Prandaj, të rinjtë e pafe, nuk dëshirojnë që fëmijëve të tyre t’ua trashëgojnë ndjenjën e tyre.

Përse ndodhë një rikthim i tillë konservativ, kur bëhet fjalë për pasardhës?

Për Andreas Tunger-Zanetti te prindërit, edhe te ata krishterë,  sundon një pasiguri e madhe në trajtimin e fesë: „Myslimanët i njohin mundësitë për të interpretuar në mënyrë të kujdesshme rregullat fetare“, deklaron ai. Ndërsa etnologia Dahinden mendon: „Për këtë shkak, feja i shërben demarkacionit. Edhe pse mezi mbetet në jetë, ajo i shërben kulturës së vlefshme dhe traditës“. Linjat e tërhequra dallojnë me moshën e të rinjve. Në moshën shkollore ata janë të drejtuar nga katolikët dhe protestantët. Më vonë, të rinjtë bëjnë dallime të mëdha në mes të krishterëve dhe myslimanëve.

Po ashtu edhe në kantone, siç është ai i Neuchatel-it, ku elita është me prejardhje protestante, megjithatë migrantët italianë dhe portugezë dëgjojnë Papën në Romë. Me këtë rast, shkaktohet një etnizim i feve. Myslimanët trajtohen njësoj si me shqiptarët nga Kosova dhe për këtë imazhi i tyre është i keq. Kështu pra, në pyetjen për të rinjtë se kush me kë do të martohet, shqiptarët dhe myslimanët së bashku zënë vendin e fundit.

Të anketuarit janë të shqetësuar në përshkrimin e femrës shqiptare, sepse ajo është sipas tyre e nënshtruar, në vend se të jetë e barabartë me burrin. Poashtu sipas tyre, feja islame e mbajka ata të prapambetur, të ndërlidhur me detyrime dhe privime të lirisë. Në krahasim me këtë, në krishtenizëm, bindjet dhe praktika fetare mund të zgjedhet personalisht.

Vallë, a i përket kjo realitetit? A janë të gjithë shqiptarët dhe afrikanoveriorët e rinj konservativë, myslimanë në praktikë?

„Jo“, thotë Andreas Tunger-Zanetti, i cili aktualisht është duke hulumtuar në lidhje me grupin e të rinjve myslimanë. „Feja për shumë mysliman të rinj nuk luan ndonjë rol. Ndërsa ata për të cilët ajo është e rëndësishme, e praktikojnë ate në mënyra të ndryshme“, përfundon ai. Dahinden nga ana tjetër ka këtë këndvështrim: „Të rinjtë myslimanë nuk janë më religjioz paushallë se sa krishterët“.