Kosova
Një muaj paraburgim personit që kanosi konsullin e Austrisë
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se ndaj të dyshuarit A.P. është caktuar masa e paraburgimit, nën dyshimin e arsyeshëm se kishte kanosur një zyrtar në Konsullatën e Austrisë në Pejë, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit të Gjykatës, i dyshuari, ndër të tjerash e kishte kërcënuar me fjalët “Unë do ta fshij popullin tuaj nga faqja e dheut nëse ti mendon që ta kundërshtosh presidentin e shtetit”.
“Me datë 06.05.2019, rreth orës 01:26 min, në Pejë, seriozisht kanos të dëmtuarin zyrtarin – Konsullin në Konsulatën e Austrisë në Pejë A.Ҫ., me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të ankthit, në atë mënyrë që pasi paraprakisht i pandehuri përmes telefonit të tij i dërgon SMS të dëmtuarit në gjuhën gjermane duke kërkuar nga i njëjti që t’ia sigurojë një dokument udhëtimi dhe mjete materiale me qëllim të udhëtimit për në Austri, e më pas edhe komunikon me të rreth 10 min, pasi që i dëmtuari nuk i përgjigjet, i pandehuri natën kritike përmes Whatsapp-it i dërgon një mesazh kërcënues “Unë do ta fshij popullin tuaj nga faqja e dheut nëse ti mendon që ta kundërshtosh presidentin e shtetit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Tutje, nga Gjykata kanë njoftuar se me këto veprime i pandehuri A.P dyshohet se ka kryer veprën penale të kanosjes. Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankesë në Gjykatën e Apelit.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











