Lajme
I vazhdohet paraburgimi shqiptarit nga Maqedonia, të dyshuar për vrasje në vitin 1999
Edhe nëse teza fillestare për ekzekutim është tashmë në plan të dytë, përsëri bëhet fjalë për grabitje dhe vrasje
Gjykata e Lartë Federale, në Lozanë, ka hedhur poshtë ankesën e një personi që ndodhet në paraburgim që nga janari 2021.
Prokuroria e Bernës e kishte akuzuar personin nga Maqedonia e Veriut për vrasje me grabitje. Sipas akuzës, ai kishte qenë i përfshirë në grabitjen në një shtëpi në shtëpi në Biel në qershor 1999, kur ishte qëlluar për vdekje, me armë zjarri, një nga djemtë e asaj shtëpie, transmeton albinfo.ch.
Gjykata Supreme Federale në aktgjykimin e saj thekson se ekzistojnë ende dyshime të forta se personi i dyshuar nga Maqedonia e Veriut ishte i përfshirë në krimin e vitit 1999, shkruan Agejncia Zvicerane e Lajmeve, SDA.
Duke qenë se përfundimi i hetimit penal është i parashikueshëm dhe seanca kryesore duhet të mbahet së shpejti, mbajtja e tij e mëtejshme në paraburgim, është ende e lejueshme.
Afati i parashkrimit (vjetërimit) të vrasjes është 30 vjet. Dhe, edhe nëse teza fillestare për ekzekutim është tashmë në plan të dytë, përsëri bëhet fjalë për grabitje dhe vrasje, përcjell albinfo.ch. Në përgjithësi, ka mjaft indikacione për vrasje me dashje të rastësishme dhe për veprime të paskrupullta – parakushte këto për supozimin e ekzistimit të vrasjes.
Siç mund të shihet nga vendimi i Gjykatës së Lartë Federale, në qershor të vitit 1999, i akuzuari dhe bashkëpunëtorët e tjerë dyshohet se kishin u kishin lidhur dhe mbyllur gojë një çifti dhe djalit të tyre më të vogël në shtëpinë e tyre në Biel, duke përdorur forcën e armëve.
Kur dy djemtë më të mëdhenj kishin arritur në shtëpi rreth mesnatës, njëri prej autorëve kishte qëlluar disa herë nga dritarja, përcjell albinfo.ch. Djali 22-vjeçar me atë rast ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.
Autorët janë larguar duke marrë me vete një automatik UZI dhe bizhuteri. Çështja ka mbetur e pazgjidhur për një kohë të gjatë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht












