Lajme
Niediek: Grupi i “Kumanovës” u josh nga maqedonasit
Analisti gjerman, Norbert Mappes-Niediek thotë se grupi i armatosur i kosovarëve është përdorur nga shteti maqedonase me idenë e një konflikti ndëretnik
Gazetari dhe analisti gjerman i çështjeve ballkanike, Norbert Mappes-Niediek mendon se grupi i kosovarëve që u përfshijë në konfliktin e armatosur në Kumanovë, është joshur nga strukturat maqedonase të sigurisë. Ai thotë se ky grup që ka pasur një të kaluar kriminale në Kosovë, është përdorur me idenë e një konflikti ndëretnik në Maqedoni.
Mappes-Niediek thotë për ”Zërin” se ekziston një incizim telefonik që dëshmon se në incident është përzier politika dhe inteligjenca maqedonase.
“Kemi një bisedë të regjistruar telefonike shumë të pazakontë në mes të Ministrisë së Brendshme dhe shefit të shërbimit sekret, gjë e cila na bënë të dyshojmë se sulmuesit me të vërtetë ishin joshur, ata ekstremistë janë joshur në një kurth në Kumanovë, me qëllim për të iniciuar një konflikt etnik për qëllime politike”, deklaroi ai.
Sipas analistit gjerman, secili e ka të qartë se ky shërbim sekret ka vepruar me vite të tëra në një mënyrë jashtëzakonisht ekstreme, me shumë veprime të fshehta, diversione, me këto lloj gjërash.”Ata kanë një traditë të gjatë në këtë drejtim”, deklaron ai.
Autori i librit “Mafia e Ballkanit” është i mendimit se Kosovës nuk duhet heronj të tillë si ata në Kumanovë. “Sociologët thonë se shoqëritë post-heroike janë ato që thjesht bëjnë jetë normale”, shprehet Norbert Mappes-Niediek, i cili ka vërejtje edhe në lidershipin kosovar, por edhe në atë të Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









