Sport
Sot meçi historik i boksierit shqiptar, Nuri Seferi
Taysoni shqiptar i tregon muskujt kundërshtarit polak, Krzystof Glowacki.
Nuk kanë mbetur më shumë se disa orë nga koha kur Tysoni shqiptar do të shtrëngojë duart në drejtim të realizimit të ëndrrës së tij.
Peshimet zyrtare janë mbajtur djenë Torun të Polonisë, ku Nuri Seferi ka shtypur peshoren plotë 90.00 kg, përderisa kundështari i tij, Krzystof Glowacki peshon 89.25 kg. 28 vjeçari polak është dhjetë vjet më i ri se Taysoni shqiptar dhe tri cm më i gjatë se ai.
Kundërshtari i Seferit, polaku Krzysztof Glowacki, sot zhvillon duelin e 24 në karrierën e tij pa pësuar asnjë humbje.
Glowacki mban titullin WBO Inter-Continental dhe pozitën e parë në ranglistën botërore me 15 meçe të fituara K.O.
Seferi është i vetëdijshëm për rëndësinë e meçit, prandaj thotë se është përgatitur më mirë se kurrë më parë për ta fituar këtë meç.
„Përgaditjet kan perfunduar në menyren më të mire dhe ndjehem me i përgaditur se kurrë më parë për t’u kthyer me fitore“, ka shkruar Seferi.
Meçi historik i kampionit aktual të Evropës dhe numrit 3 të botës në kategorinë “Cruiser” do të zhvillohet sot në mbrëmje, në Poloni duke filluar prej orës 19.30.
Taysoni shqiptar thotë se do ta fitoj meçin me nokaut, pasi që e kupton se sa e vështirë është ta fitosh këtë duel me ndarje të pikëve nga gjyqëtarët.
„Unë e di se çfarë mund të bëjë Seferi, por le të mos e bëjnë atë më të mëdha se sa ai është. Ai tashmë ka humbur dy nga luftimet më të rëndësishme në karrierën e tij“, ka thënë Glowacki.
Kjo nuk i ka bërë fortë përshtypje djalit nga Gostivari, ai thotë se ka mbështetjen e kombit të tij dhe lufton për ti gëzuar ata.
“Kam ardhur ketu për të fituar. Kam mbështetjen e madhe të kombit tim dhe në mbrëmje dua që ti gëzoj të gjithë me fitore. E di që për ta fituar ndeshjen me pikë do jetë shumë veshtirë“ shkruan ai mes tjerash, „Por, jam i përgatitur për 12 raunde dhe besoj se ndeshjen do ta përfundoj para kohe“, ka shkruar në blogun e tij në facebook, Nuri Seferi.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë














