Lajme
Nesër Gjermania kthen 240 emigrantë kosovarë
Këta refugjatë i përkasin valës së fundit të kosovarëve që kanë ikur në Gjermani. Sipas autoriteteve gjermane, shumica prej tyre do të kthehen vullnetarisht
Autoritetet gjermane kanë paralajmëruar se nesër me 2 qershor, do të riatdhesojnë në Kosovë edhe një kontingjent me 240 refugjatë kosovarë. Këta refugjatë i përkasin valës së fundit të kosovarëve që kanë ikur në Gjermani, në fund të vitit 2014, apo në fillim të këtij viti.
“Nesër është paralajmëruar se Gjermania do të kthej rreth 240 persona ndërkaq prej tyre 209 do të kthehen me forcë ndërsa pjesa tjetër do të kthehen me vetëdëshirë meqenëse kështu kanë kërkuar ata”, theksoi për KosovaLive, Valon Krasniqi zyrtar për migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.
Ai bëri të ditur se që nga 1 janari i këtij viti e deri më tash, numri i personave të kthyer nga shtete tjera perëndimore ka shkuar në 7.500, prej tyre 64 për qind të kthyer në mënyrë vullnetare.
“Që të gjithë i përkasin valës së fundit të migrimit. Rreth 64 për qind janë të kthyer në mënyrë vullnetare e që është një dallim nga viti i kaluar sepse vitin e kaluar kanë qenë të kthyer 70 për qind me forcë”, tha Krasniqi.
Sipas tij, vetëm brenda dy javësh, numri i të kthyerve nga shtetet perëndimore ka mbërritur në mbi 1000 ndërsa ka shtuar se edhe për datën 11 qershor është paralajmëruar një kthim tjetër po ashtu, nga shteti gjerman.
“Nga shtetet tjera kemi kthim më pak, kemi paralajmërime nga Suedia që gjatë verës të identifikoj kthimin por edhe shtetet tjera, Austria, Belgjika, Franca, Zvicra. Megjithatë në bazë të statistikave, Gjermania është duke dominuar deri më tash për kthimin e kosovarëve”, deklaroi Krasniqi.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











