Sport
Nedim Bajrami vazhdon kontratën me Grasshopper
Futbollisti shqiptar ka vazhduar kontratën me Grasshopper edhe për katër vitet e ardhshme
Njëri nga futbollistët më të talentuar shqiptar në Zvicër është Nedim Bajrami. Skuadra zvicerane Grasshopper ka njoftuar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tutje, raporton albinfo.ch.
Ai kishte kaluar në të gjitha grupmoshat e Grasshopperit. Bajrami kishte debutuar më 4 shkurt të këtij viti kundër Thunit. Futbollisti shqiptar po shkëlqen për skuadrën e parë, derisa edhe këtë sezon ka treguar formë të mirë.
“Jam shumë i lumtur që Nedim ka vazhduar kontratën me GC për një afat më të gjatë. Është e rëndësishme për të ardhmen tonë që ne mund të trajnojmë mirë talentet tona dhe pastaj t’i integrojmë ata në ekipin tonë. Kjo është mënyra jonë”, është shprehur drejtori sportiv i Grasshopper, Mathias Walther për zgjatjen e kontratës me Nedim Bajramin.
Nedim Bajrami ka lindur në Tetovë të Maqedonisë. Ai është 18-vjeçar dhe luan në pozitën e mesfushorit sulmues. Nedimi gjithashtu ka luajtur për Zvicrën U15, U16, U17, U18 dhe U19.
E-Diaspora
-
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë Më 8 tetor 2026, në Lozanë, do të mbahet një konferencë kushtuar rëndësisë së vetëvlerësimit, identitetit... -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen -
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










