Lajme
Në Krushë të Madhe nis “Festivali i Specit 2015”
Festivali i dytë i Specit u mbajt në Krushë e Madhe, në të cilin u ekspozuan të gjitha llojet e specave të cilët kultivohen në këtë fshat dhe rrethinë
Për dikë doket e pazakontë, por për qytetarët e komunës së Rahovecit, të cilët merren kryesisht me bujqësi, është kthyer në ritual tradicional, kremta për specat. Ata sot kanë filluar “Festivalin e Specit 2015”, ku kanë marrë pjesë shumë përfaqësues nga jeta politike e institucionale e Kosovës, por edhe përfaqësues ndërkombëtarë.
Festivali i dytë i Specit u mbajt në fshatin Krushë e Madhe, në të cilin u ekspozuan të gjitha llojet e specave të cilët kultivohen në këtë fshat dhe rrethinë. Kjo festë mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe me përkrahjen e AGRO/USAID.
Sot në Krushë ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Avdulla Hoti dhe zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti.
Koordinatori i festivalit, njëherësh edhe kryetar i fshatit, Selami Hoti, përshëndeti nëna të Krushës së Madhe, që janë bërë shembull se si ngritët prej hirit dhe me vullnet të madh dhe punë të palodhshme kanë ngritur dhe shkolluar fëmijët duke mbajtur edhe familjet.
“Ju mysafirë jeni të mirëseardhur në Rahovec kryeqytetin e bujqësisë, jeni të mirëseardhur në Krushë të Madhe, vatër e punës dhe sakrificës. Krusha e Madhe ka dhënë sa herë që ka qenë nevoja, ndoshta ka dhënë pak, por ka punuar shumë, por djersa e fermerëve edhe nuk shpaguhet sa duhet”, deklaroi ai.
Në Krushë të Madh, ku 16 vjet më parë u vranë më shumë se 100 burra, kultivohet speci në një sipërfaqe prej mbi 300 hektarësh, ndërkaq në tërë komunën, siç tha Hoti, speci kultivohet në mbi 950 hektarë.
Ai në vazhdim theksoi se është e nevojshme të investohet sa më shumë në teknikë dhe teknologji, ashtu që kultivuesit e specit dhe perimeve tjera, siç tha Hoti, të jenë konkurrent të barabartë, “të hiqet akciza e naftës, por edhe të nderohet mentaliteti i fermerit përmes këshillave”.
Ndërsa kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi u shpreh i kënaqur me produktet që kanë plasur bashkëvendësit e tij.
“Shumë të respektuar fermerët e fshatit Krushë e Madhe dhe përreth, jemi sot këtu për të promovuar vlerat e punës, në Krushën e Madhe të punës, mundimeve, djersës dhe sakrificës. Jemi këtu në festivalin e specit, festival i cili në vitet e ardhshëm do të zgjerohet dhe do të merr emërtim gjithëpërfshirës. Ne sot kemi mundësi të shohim produktet të cilat prodhon toka e Krushës, është një mundësi e mirë që të njihemi me vlerat, me kualitetin, është edhe një mundësi më e fuqishme që institucionet të përkrahin sektorin e bujqësisë”, tha ai.
Prania e ministrit të Financave në këtë takim, sipas tij, do të thotë se qeveria ka ndër prioritetet kryesore sektorin e bujqësisë.
“Donacionet për bujqësi janë të dyfishuar, ndërkaq për vitin e ardhshëm do të rriten edhe më shumë. Unë si kryetar i komunës së Rahovecit, do të bëjë çmos që për fermerët e komunës tonë donacionet të rriten sepse për këtë ka nevojë”, deklaroi Vehapi.
Komuna e Rahovecit njihet në Kosovës dhe rajon si komuna e rrushit dhe specit. Në këtë rajon kultivohet në masë të madhe të dy produktet. Por, e veçanta është se 16 vjet më parë, gjatë luftës në Kosovës, forcat serbe i kanë kryer krimet më të mëdha tek popullsia civile, duke vëra pothuajse të gjithë burrat e fshatit.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri













