Shqipëria
Ndryshimet e Tiranës në sytë e të huajve
Eksperti ndërkombëtar i zhvillimit të qyteteve duket se ka në fokusin e tij qytetin për fëmijët
Ndryshimet që ka pësuar Tirana duket se spikasin më shumë në këndvështrimet e të huajve, të cilët bëjnë diferencën nga hera e parë që kanë vizituar kryeqytetin e shqiptarëve në një vizitë të dytë.
Gil Penalosa është një ndër ekspertët që mbron fort zhvillimin e qyteteve sa më miqësorë për fëmijët dhe të aksesueshme nga të gjithë. Ai është rikthyer në Tiranë pikërisht sepse ditën e premte në Tiranë zhvillohet një konferencë e rëndësishme ndërkombëtare me temë qytete sa më miqësore për fëmijët, ku ekspertë nga shumë vende shpalosin idetë e tyre.
Pelanosa, i cili përfaqëson dhe organizatën për qytetet 8-80 vjeç na tregon si e gjen Tiranën, raporton “TCH”.
“Më duken të pabesueshme të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur në Tiranë, duke krijuar një qytet për njerëzit, për të gjithë njerëzit pavarësisht moshës apo backround-it të tyre në një kohë shumë të shkurtër. Herën e fundit që isha këtu ishte 4 vjet më parë, këtu as nuk mund të flisje, kishte shumë zhurmë nga makinat, cilësia e ajrit ishte e tmerrshme, me gropa gjigante dhe madje ishte e vështirë të kaloje. Tani gjithçka që shohim janë gjithë këta njerëz… që ulen, diskutojnë, socializohen, kjo është cilësi jete”, tha Gil Penalosa, përcjell albinfo.ch.
Eksperti ndërkombëtar i zhvillimit të qyteteve duket se ka në fokusin e tij qytetin për fëmijët. Sipas tij ata janë indikatorët për një qytet për të gjithë.
“Mendoj se në Tiranë ju keni bërë hapa gjigantë për të krijuar një qytet që është i këndshëm për fëmijët. Unë mendoj se në Tiranë, si në shumë qytete të tjera post-komuniste, makina është bërë një simbol i statusit ekonomik. Kështu që secili mendon se ia doli, nëse ka një makinë. Ndërsa realiteti tregon se në qytete në botë siç janë Kopenhaga, Parisi, Barcelona, Nju Jorku, makina nuk është një simbol statusi. Më së shumti është simbol statusi që të mos kesh një makinë. Njerëzit janë të gatshëm të paguajnë një qira më të lartë për të jetuar në një lagje ku mund të ecet lirshëm.. Duhet të krijojmë një qytet të qëndrueshëm, një qytet që i krijon mundësi njerëzve që të jenë të shëndetshëm, si fizikisht, ashtu edhe mendërisht”, vijoi më tej Penalosa.
Gil Penalosa vlerësoi nxitjen e lëvizjes me biçikleta, shtimin e parqeve ndërtimin e shkollave të reja. “Është bërë shumë, por sigurisht ka shumë për të bërë”, tha ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Francë
Në Francë mbahet edicioni i tretë i Ekselencës Sipërmarrëse të Diasporës Frankofone Ambasadori i Shqipërisë, Dritan Tola, theksoi rolin e rëndësishëm të diasporave si ura bashkëpunimi ekonomik dhe... -
Budapest
Budapest: “Daily News Hungary” vlerëson ekspozitën personale të Jakup Ferrit -
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal”
Jeta në Austri
-
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën B129, në zonën Alkoven... -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri













