Lajme
Ndihmësi i Trumpit dënohet me 3. 4 vjet burgim
Një gjykatë amerikane dënoi bashkëpunëtorin e ngushtë të presidentit Trump, Roger Stone, me 3 vjet e 4 muaj burgim.
Ai akuzohej për mashtrim të Kongresit, manipulim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë, akuza që rrjedhin nga hetimi mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016.
Por gjykatësja Amy Berman Jackson ka thënë se zoti Stone nuk do të nisë menjëherë vuajtjen e dënimit derisa ajo të marrë një vendim nëse ai meriton një proces të ri gjyqësor, siç kanë kërkuar edhe avokatët mbrojtës të tij.
Prokurorët kishin rekomanduar që zoti Stone të dënohej me shtatë deri në nëntë vjet heqje lirie. Por, Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Departamentit të Drejtësisë e anuluan kërkesën e prokurorëve dhe rekomanduan një dënim më të lehtë me burgim. Pas ndërhyrjes së zotit Barr, të katër prokurorët u larguan nga çështja.
Javën e kaluar Presidenti Trump e përshëndeti vendimin e zotit Barr për të marrë në dorë situatën në rastin Stone, sikurse u shpreh ai.
Si presidenti, ashtu edhe zoti Barr e kanë mohuar se ndërhyrja në çështjen Stone u bë me kërkesë të zotit Trump. Pritet që muajin tjetër zoti Barr të paraqitet përpara Komisionit Juridik të Dhomës së Përfaqësuesve.
Pas këtyre zhvillimeve më shumë se 2,000 ish-zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë i bënë thirrje zotit Barr të japë dorëheqjen, duke theksuar se trajtimi i çështjes Stone nga ana e tij ishte një “shpërfillje e hapur” e pavarësisë së sistemit gjyqësor, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? Fakti që një pronë në Austri është klasifikuar si tokë ndërtimi, nuk do të thotë domosdoshmërisht... -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë













