Shkurt.ch
Ndërpriten negociatat për paga
Shoqata e firmave të ndërtimit u sugjeron anëtarëve të saj që nga viti 2011 t`i rrisin pagat në këtë degë për 1 për qind
Ndërpriten negociatat në mes të shoqatës së firmave të ndërtimit dhe përfaqësuesve të sindikatave. Përderisa sindikatat kishin kërkuar rritje prej 2.7 për qind të pagave për të gjithë punëtorët nga viti i ardhshëm, shoqata në fjalë ka këmbëngulur për një rritje prej 1 për qind.
Kjo, sipas saj është një rritje solide, kur kihet parasysh se çmimet këtë vit janë rritur 0.3%, shkruan NZZ.online. Prandaj, rritja reale e ofruar e të ardhurave sipas kësaj llogarie do të ishte 0.7%.
Meqë negocatat janë ndërprerë pa u arritur ndonjë marrëveshje, shoqata e ndërtimtarëve i konsideron të përfunduara bisedimet për këtë temë. Lidhur me këtë, ajo u sugjeron anëtarëve të saj që nga viti 2011 t`i rrisin pagat e të gjithë të punësuarve në këtë degë për 1 për qind.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










