Bota
NASA: Rover “Perseverance” ulet në planetin Mars
Misioni Mars 2020 konsiderohet si hapi i parë për të sjellë prova të gurëve të tij në Tokë.
Sonda e SHBA-së me Mars-Rover “Perseverance” në bord është e fundit ndër anijet kozmike, që ka mbërritur gjatë ditëve të shkurtit në orbitën e Marsit, por në aspketin e teknologjisë ajo është e para me këtë arritje. Eshtë i pari Mars-Rover, që SHBA-ja ka ndërtuar dhe ka në bord helikopterin e parë të Marsit.
„Show”, sikurse shprehet NASA, nisi të enjten (më 18.02) në mëngjes sipas orës së Paqësorit në Kaliforni, ku u rrit në vazhdimësi tensioni në laboratorin Jet Propulsion të NASA-s në Pasadena. Ishte mesditë në brigjet lindore të SHBA-së dhe mbrëmje në Europën Qendrore. Pas kësaj zgjati vetëm dy orë deri sa mundi të komunikohet zbarkimi i suksesshëm. Në orën 20:57 sipas orës së Greenwich Roveri më i fundit i SHBA-së “Perseverance” zbarkoi në sipërfaqen e Marsit. Për të zbarkuar në Mars, Roveri filloi zbritjen me një shpejtësi mbi 20.000 km. në orë. Një parashutë dhe sistemi frenues i motorëve e ngadalësuan Roverin deri në shpejtësinë 3 km në orë përpara se trupi fluturues – i krahasueshëm me një dron – e tërhoqi derisa e lëshoi Roverin përmes tri kabllove në sipërfaqen e planetit. Në gjashtë rrotat e tij më pas Roveri ndaloi.
Vendankorim i preferuar
Vendi i ankorimit të “Perseverance” është krateri Jezero, direkt në veri të ekuatorit të Marsit, në një rajon me emrin Isidis Planitia.
Ky është rajoni që është frekuentuar mirë prej aparaturave zbarkuese amerikane, duke përfshirë edhe Curiosity-Rovers, që ende është aktiv. Po Curiosity ndodhet rreth 3700 km larg kraterit Gale.
Edhe Utopia Planitia relativisht nuk ndodhet fort larg. Atje Kina në maj do të dërgojë Roverin e parë në Mars.
Tre misione
Tre misionet në Mars kanë nisur në korrik 2020. Krahas Misionit 2020 të NASA-s, ka edhe misionet Emirates Mars Mission dhe Chinas Tianwen-1. Në misionet e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të Kinës është fjala për automjete hapësinore që qarkullojnë përreth planetit. Tianwen-1 përgjatë këtij viti synon të zbarkojë në Mars. SHBA kanë shumicën e përvojës si zbulues të Marsit.
Kërkim për ujë në misionet e mëvonshme
“Perseverance” ndër të tjera do të kërkojë për ujë në planet dhe të tjera shenja jete. Po ashtu do të mbledhë gurë dhe prova nga toka që do t’i grumbullojë nëpër arka, të cilat janë planifikuar të sillen në tokë gjatë dhjetë viteve të ardhëshme bashkë me grumbullimet e misioneve të tjera amerikane dhe europiane. Pastaj është edhe helikopteri Ingenuity, i cili është i lidhur në barkun e Roverit. Helikopteri është një aparaturë eksperimetale, me të cilën NASA do të mësojë nisjen dhe fluturimin në atmosferën e Marsit. Kjo është e rëndësishme, sepse atmosfera atje është më e hollë se në Tokë. Ajo mund të influencojë fluturimet, në aspektin e rendimentit të nevojshëm dhe fuqisë së motorëve për të arritur shpejtësinë e rotullimit të rrotave. Nëse kjo funksionon ose jo, në këtë stand nuk është me rëndësi, sepse çfarëdo të ndodhë do të jetë hera e parë që në Mars një komb i fluturimeve hapësinore teston një planet tjetër.
Këto fluturime prove do të krijojnë mundësinë për misionet e ardhshme me astronautë, që mund të fluturojnë për në Mars e të kthehen sërish, ndonëse kjo mund të arrihet ndoshta pas 30 vjetësh. /DW
E-Diaspora
-
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës Dermatologia e suksesshme nga Gjermania, Dr. Merita Hajdini-Zeqiri, pranoi vendimin për ri-fitimin e shtetësisë në Konsullatën... -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













