Sport
Mustafi flet për vajzën, thotë se i merr shumë kohë, por e do atë
Qendërmbrojtësi shqiptar i Arsenalit dhe Gjermanisë, Shkodran Mustafi, ka folur për ndryshimet që ka pësuar pas lindjes së vajzës së tij dhe ndjenjën për t’u bërë prind. Shkodran Mustafi mund të jetë në nivelin më të lartë pasi shënoi në derbin e Londrës, por thotë se kjo nuk është asgjë në krahasim me të qenit baba, transmeton albinfo.ch.
Ai i ka thënë faqes zyrtare të klubit se ai tashmë është tejet i kufizuar që nga lindja e vajzës së tij, por thekson se ka qenë një përvojë e “veçantë”.
“Është e mirë, e dua, por në anën tjetër, të ndryshon shumë. Pra, duhet të jeni të përgatitur për diçka të tillë, nuk është diçka e lehtë, kërkon shumë kohë, shumë energji, por në fund ju jep diçka vërtet të veçantë, kështu që unë jam i lumtur”, ka thënë Mustafi.
Ai thekson se tash duhet të kujdeset pothuajse 24 orë për vajzën dhe e harron atë vetëm kur është në stërvitje ose në ndeshje. “Ndryshimi më i madh ka qenë për 25-vjet, deri tash gjithçka ishte për mua dhe tani është e gjitha për të, kështu që nëse bëni plane apo mendoni se pas stërvitjes do të shkoni në shtëpi, do ta bëjë këtë apo atë dhe në momentin që do të arrini në shtëpi, papritmas ajo qan. Ju duhet ta mbani atë, duhet t’i jepni qumështin dhe planet tuaja nuk kanë vlerë më asgjë”, ka deklaruar Mustafi për arsenal.com.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












