Lajme
Murati, i kënaqur që gjuha shqipe hyn si lëndë zgjedhore në Turqi
Drejtoria e Arsimit Bazë e Ministrisë së Arsimit të Turqisë nga viti i ardhshëm, gjuhën shqipe dhe atë boshnjake do ta vendos në programin arsimor si lëndë zgjedhore
Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati falënderoi autoritet turke që kanë mundësuar gjuhen shqipe, si lëndë zgjedhore në Turqi. Murati, i shoqëruar nga drejtori i Qendrës Kulturore në Stamboll, Qamil Bytyqi, takoi zyrtarë të institucioneve arsimore, biznesmenë turq dhe shqiptarë që veprojnë në Turqi, përfaqësues të shoqatave të ndryshme dhe bashkatdhetarë.
Në kuadër të takimeve me institucionet arsimore, Murati u takua me zyrtarët e Universitetit Trakya, i cili është zgjedhur nga Ministria e Arsimit e Turqisë si universitet që do t’i përgatitë programet e mësimeve për lëndët zgjedhore në gjuhën shqipe.
Ky takim, siç thuhet në njoftimin për media të MeD-it, zhvillohet pas nënshkrimit të protokollit të iniciuar nga Drejtoria e Arsimit Bazë e Ministrisë së Arsimit të Turqisë, sipas të cilit nga viti i ardhshëm, që nga klasa e 5-të, gjuha shqipe dhe ajo boshnjake do të vendosen në programin arsimor si lëndë zgjedhore.
Ministri Murati i njoftoi ata lidhur me kushtet që ofrojnë shtetet e ndryshme evropiane për mësimin plotësues shqip në diasporë, si dhe me kushtet që ofron Kosova për komunitetin turk në fushën e arsimit.
Ai shprehu kënaqësinë për iniciativën që ka ndërmarrë shteti turk lidhur me programin për gjuhën shqipe.
Gjithashtu, Murati ofroi ndihmën e plotë për këtë program, në bashkëpunim edhe me institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë, si në fushën e kuadrove, po ashtu edhe në atë të hartimit të kurrikulës, dhe kjo u prit shumë mirë nga bashkëbiseduesit. Gjatë qëndrimit në Stamboll, ministri Murati u takua edhe me biznesmenë turq që kanë investuar në Kosovë, të cilët u interesuan për kushtet e investimeve në Kosovë në projekte të mëdha, në fushën e energjetikës.
Ndërkaq, të hënën Murati vizitoi kompaninë për prodhimin e çantave, “Matrash”, pronë e dy vëllezërve shqiptarë, e cila ka rreth 1000 punëtorë dhe kryen shërbime për brendet më të njohura botërore.
Në takimin e organizuar me shoqatat e bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në Turqi, ministri Murati foli lidhur me rëndësinë e shfrytëzimit të mundësive të reja të ofruara nga shteti turk në fushën e mësimit shqip.
Ai, po ashtu, i ftoi ata që të krijojnë një organ koordinues, i cili do të lehtësonte komunikimin dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës. Problem kyç, që u shtrua nga ta, ishte çështja e marrjes së shtetësisë së Kosovës dhe barrierat që hasin në këtë proces.
Ministri Murati u zotua se këtë çështje do ta trajtojë me institucionet kompetente, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë dhe sa më e drejtë për të.
E-Diaspora
-
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch Në artikullin bazë të revistës përmes rrëfimeve personale, tregohet se si dy kultura mund të bashkëjetojnë dhe... -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare -
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri












