Lajme
Murati: Diasporës t’i mundësohet votimi nëpër misionet diplomatike të Kosovës
Ai shtoi se për t’u rritur numri i votuesve, përveç votimit me postë, duhet të mundësohet edhe votimi fizik nëpër misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës
Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D), në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe atë të Mirëqenies Sociale, paraqiti punimet e hulumtimit “Votimi jashtë vendit” dhe “Analizë e punësimit, asistencës sociale dhe skemave pensionale në Kosovë dhe në vendet e tjera”, sipas të cilit konstatohet një pjesëmarrje tejet të ulët e diasporës në zgjedhjet në Kosovë.
Me rastin e prezantimit të këtë hulumtimi nga organizata D4D, u zhvillua edhe një debat, ku ministri i Diasporës, Valon Murati, tha se institucionet e Kosovës duhet që me këmbëngulje të krijojnë rrethana dhe mundësi më të favorshme për pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhje. Ai shtoi se për t’u rritur numri i votuesve, përveç votimit me postë, duhet të mundësohet edhe votimi fizik nëpër misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës.
Ndër të tjera, ministri Murati foli edhe për rezervimin e ulëseve në Kuvendin e Kosovës për përfaqësuesit nga diaspora.
“Përfaqësimi i diasporës përmes ulëseve të rezervuara do të nxiste më shumë votimin jashtë vendit, sepse votuesit do të siguroheshin se kanë një zë në Kuvend, se dikush i mbron interesat e tyre. Por, ky mbetet një synim afatgjatë, sepse në planin afatshkurtër kjo nënkupton ndryshimin e Kushtetutës së vendit, gjë që në rrethanat aktuale është vështirë e realizueshme”, tha ministri i Diasporës Valon Murati.
Në këtë debat doli edhe propozimi për zhvillimin e një platforme elektronike për aplikim dhe regjistrim sa më të lehtë të votuesve jashtë vendit, si dhe përfshirja e diasporës në listat e votuesve, duke zgjatur afatet kohore për regjistrimin e votuesve jashtë vendit, apo edhe duke konsideruar që regjistrimi të jetë i përhershëm, pra edhe jashtë periudhës zgjedhore.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












