Kosova
Mosdeklarimi i SHBA-së, mban në jetë idenë e ndryshimit të kufijve
Ideja e ndryshimit të kufirit, si zgjidhje e kontestit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk ka vdekur në Samitin e Berlinit, i cili më 29 prill tuboi liderët e Ballkanit Perëndimor nën mikpritjen e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike. Sipas tyre, kjo ide vazhdon të mbetet ende si opsion, sidomos në diskursin publik.
Analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se kjo po ndodh edhe për faktin që ende nuk ka një qëndrim të qartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se e kundërshton idenë e ndryshimit të kufirit, si zgjidhje të mundshme për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell Albinfo.ch.
“Vetë fakti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të hapura edhe për këtë ide, që të diskutohet në tavolinën e bisedimeve dhe nëse palët merren vesh, është në rregull për ta, na tregon se ideja nuk ka vdekur. Për më shumë as në Samitin e Berlinit ne nuk patëm një deklaratë eksplicite ose kundërshtime eksplicite për këtë ide”.
Çështja e idesë së ndryshimit të kufirit ka qenë temë, e cila është përfolur gjatë kësaj jave nga krerët më të lartë të institucioneve të Kosovës, por nga pikëpamje të kundërta.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kushdo që thotë se përmes lëvizjes së kufijve ose korrigjimit të kufijve mund të arrihet paqja, ai e di që me këtë vetëm arrihet lufta dhe tragjeditë. Të enjten ai ka theksuar se procesi i dialogut Kosovë-Serbi është hequr prej adresës, e cila ka mundur ta befasojë Kosovën me një marrëveshje të keqe.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë













