Lajme
Mogherini: Maqedonia shtet multietnik, Ivanov të jap mandatin
"Aktorët politik duhet të kenë parasysh që Maqedonia është shtet multietnik dhe të drejtat e të gjithëve duhet të respektohen”, deklaroi Mogherini.
Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogerini ka kërkuar të enjten në Shkup nga presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov që ta respektojë Kushtetutën e vendit të tij dhe të heq dorë nga kushtëzimet për mandatatarin e ri për formimin e qeverisë. Ajo kërkoi ndarjen e mandatit për shumicën e deputetëve.
“Presidenti Ivanov të reflektojë mbi vendimin që mori dhe të japë mandatin për formimin e qeverisë së re shumicës parlamentare ashtu siç e parashikon kushtetuta e vendit. Partitë të mbahen nga çfarëdo retorike nxitëse që mund të çojë vendin në një konflikt ndëretnik dhe politik. Aktorët politik duhet të kenë parasysh që Maqedonia është shtet multietnik dhe të drejtat e të gjithëve duhet të respektohen”, deklaroi Mogherini.
Ajo tha se është promotore kryesore e integrimit të te gjithë rajonit në strukturat e BE-së.
“Politikanët duhet të vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë sa më shpejt. Situata është e komplikuar, prandaj të dilet nga kjo situate, jo për Bashkimin Evropian por për Maqedoninë. Besoj se është e mundur qe mund te arrihet një shumicë në parlament dhe të tejkalohet kjo krizë instiucionale. Maqedonia është një vend i komplikuar ne një rajon te komplikuar, prandaj shpresoj të bëhet maksimumi për të dalë sa më parë nga kjo krizë”, tha ajo.
Bashkimi Evropian, sipas Mogherinit, është i interesuar që vendi të eci përpara me reformat. “Sapo të kthehem në Bruksel, do të njoftoj të gjithë përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së për situatën në Maqedoni, ”deklaroi për media shefja e Diplomacisë Evropiane, pas taakimit me presidentin Gjorgje Ivanov, citon INA.
Ndërsa ky i fundit tha se “në pajtim me Kushtetutën, nuk do ta emërojë si mandatar për konstituimin e qeverisë gjithsecilin që do të negociojë për platformat e shteteve të tjera me të cilat rrezikohet sovraniteti, pavarësia dhe unitariteti i shtetit”.
“Me platformën post-zgjedhore shkelet Kushtetuta dhe Marrëveshja e Ohrit, ndërsa Maqedonia vihet në pozitë të nënshtrimit dhe varësisë prej një shteti tjetër. Qytetarët në zgjedhje votuan për reforma evropiane dhe jo për platformë post-zgjedhore të një shteti të huaj”, theksoi Ivanov.
Ai kërkoi nga Mogherini hapjen e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian do ta japin stimulimin e nevojshme për intensifikimi e proceseve reformuese në këto sfera kyçe dhe do t’i rrumbullakojë përpjekjet e BE-së për tejkalimin e krizave politike në Republikën e Maqedonisë.
Mogherinin sot takoi ndaras të gjithë përfaqësuesit e partive politikë në Maqedoni, përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së, BESA-s, PDSH-së…
Mogerini nesër do të jetë në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb Tomisllav Nikoliq, kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe liderë të tjerë politik. Më vonë të njëjtën ditë do të shkojë në Tiranë, ku do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe përfaqësues të partive politike.
Të shtunën, më 4 mars, Federika Mogerini do të qëndrojë në Kosovë, ku në Prishtinë do të takohet me presidentin kosovar, Hashim Thaçi, me kryeministrin Isa Mustafa dhe përfaqësues të tjerë politikë, ndërkaq do ta vizitojë edhe Mitrovicën.
E-Diaspora
-
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike Ajo përfundoi studimet në Inxhinieri Kompjuterike (Software Engineering) me minor në Networking, duke u vlerësuar për... -
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
“Një brez mes rrënjëve dhe integrimit”, temë bosht e numrit të ri të albinfo.ch -
Gjermani
Stuttgart: Kryeministri i ri është me origjinë nga Turqia, zonja e parë një shqiptare
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri










