Lajme
Mogherini: Gjendja në Ballkan, e rrezikshme
Federica Mogherini, shefe e BE-së për Politikë të jashtme dhe Siguri, tha se gjendja në Ballkan është shumë alarmante, ku tensionet e rrezikshme historike janë në rritje
Shefja e Bashkimit Evropian për Politikë të jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini është kthyer e shqetësuar në Bruksel pas turneut ballkanik. Ajo tha se gjendja në Ballkan është shumë alarmante, ku tensionet e rrezikshme historike janë në rritje kohëve të fundit, raporton AFP.
Këto vlerësim për situatën në Ballkan, Mogherini i deklaroi pas një takimi ndërmjet ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të shteteve të BE-së në Bruksel.
“Kam parë këto ditë në Ballkanin Perëndimor më shumë se kurdoherë tjetër se rajoni është i ekspozuar ndaj shtresave të ndryshme të sfidave dhe tensioneve”, ka thënë Mogherini sipas të cilës “Ballkani mund të bëhet lehtësisht një prej fushave të shahut ku mund të luhet loja e fuqive të mëdha”.
“Shqetësimet ekzistojnë… dhe janë shumë të mëdha”, ka thënë Mogherini, në pyetjene gazetarëve lidhur me ndikimin e Rusisë në rajon.
Shefja për politikë të jashtme e BE-së i ka cilësuar “jashtëzakonisht të rrezikshme” tensionet e ringjallura etnike dhe territoriale në Ballkan, një rajon që gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar përjetoi gjakderdhjen më të keqe në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore në ish-Jugosllavi, transmeton Express.
Mogherini ka qenë vetë dëshmitare e këtyre tensioneve javën e kaluar, kur u përball me brohoritje pro-Rusisë, teksa fliste para deputetëve në Parlamentin e Serbisë, gjatë një vizite në Beograd. Ndërsa në Shkup, ajo ka parë një qëndrim anti-shqiptarë nga presidenti Gjogje Ivanov.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










