Tematike
Ministri Buja: Vizita e parë, sa për të identifikuar problemet
Gjatë vizitës, Ministri kosovar i arsimit, Ramë Buja ka takuar zyrtarë zviceranë dhe ka ndarë mirënjohje për mësuesit shqiptarë
Të mërkurën, ministri i arsimit në Qeverinë e Kosovës, Ramë Buja mori pjesë në kuvendin e punës që mbajti Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Soloturn. Me këtë rast ai dëgjoi shqetësimet e arsimtarëve dhe, në emrin e ministrisë që drejton u ndau mirënjohje më të dalluarve në mesin e tyre.
Buja është ministri i parë i arsimit që ka vizituar deri më tash arsimtarët shqiptarë në Zvicër, prandaj edhe kureshtja dhe pritjet e arsimtarëve kësaj here ishin më të mëdha.
I pyetur nga albinfo.ch lidhur me agjendën që ka pasur gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, ministri Buja theksoi se ka pasur dy ditë të ngjeshura me takime. Krahas takimeve me subjektet e diasporës sonë, siç ishte edhe ky me LAPSH-in, ai ka zhvilluar edhe dy takime me zyrtarë të lartë te arsimit, në nivel federal dhe kantonal të Zvicrës.
“Ne, së bashku me ambasadorin Malaj, patëm një takim shumë të frytshëm në Bernë me sekretarin shtetëror në departamentin e arsimit në nivel të Zvicrës Mauro del Amroglio dhe me drejtorin që koordinon mësimin plotësues të komuniteteve të huaja të të gjitha kantoneve. Prej tyre morëm premtime për ndihma të pakursyera dhe po ashtu morëm lëvdata për bashkatdhetarët tanë këtu, të cilët, sipas tyre, janë mjaft të integruar dhe i kontribuojnë mirëqenies në Zvicër”, përgjigjet, me tone optimiste ministri Buja. Në këtë takim më priti edhe një befasi e këndshme. Aty më ofruan një gazetë prestigjioze zvicerane e cila kishte shkruar gjerësisht mbi komunitetin shqiptar si komunitet i suksesshëm”.
Mikpritësit – vetëm fjalë të mira për komunitetin kosovar në Zvicër
Një gatishmëri për të ndihmuar arsimin shqip në Zvicër dhe atë në Kosovë, sipas ministrit Buja kanë shfaqur edhe përgjegjësit e arsimit në kantonin e Gjenevës, ku ai është pritur nga ministri i arsimit, Charles Beer. “Në Gjenevë, takova ministrin kantonal të arsimit të këtij kantoni, Charles Beer, me të cilin biseduam për organizimin më të mirë dhe për institucionalizimin e arsimit shqip në Zvicër. Mora përkrahje shumë të fuqishme nga ministri, qeveria e të cilit edhe ashtu ka ndihmuar dhe ndihmon edhe financiarisht mësimin plotësues në gjuhën shqipe këtu. Mikpritësit e mi ishin kureshtarë të dinin se si ne e konceptojmë mënyrën e institucionalizimit të mësimit plotësues këtu dhe na e ofruan mbështetjen e nevojshme rreth kësaj. Ministri Beer po ashtu u zotua se së shpejti do t`i bëjë një vizitë Kosovës”.
I pyetur nëse, megjithatë gjatë takimeve me zyrtarët zviceranë ka pasur ndonjë kërkesë apo vërejtje sa i takon komunitetit kosovar këtu, i cili ka problemet e veta, veç tjerash edhe me imazhin, ministri Buja është kategorik: “Asnjë vërejtje as kritikë nuk na u dha nga përfaqësuesit institucionalë të arsimit të Zvicrës. I vetmi shqetësim në fakt ishte ai që e shprehëm ne, lidhur me vijimin shumë të ulët të shkollës me mësim plotësues nga nxënësit shqiptarë këtu. Këtë shqetësim e ndanë edhe ata me ne sepse, edhe sipas tyre, nuk ka mundësi të njihet mirë gjuha e vendit po nuk u njoh së pari gjuha amtare”, na tha ministri Buja.
Tash për tash vetëm mirënjohjet dhe premtimi për angazhim
Pjesëmarrja në Kuvendin e punës të LAPSH-së “Naim Frashëri” ka qenë pika e fundit në itinerarin e vizitës së ministrit Ramë Buja në Zvicër. Çfarë u solli ai arsimtarëve shqiptarë të cilët, kryesisht falë entuziazmit të tyre mbajnë gjallë prej 21 vitesh mësimin në gjuhën shqipe? Përveç mirënjohjeve për arsimtarët dhe premtimeve për angazhim, ministri nuk ka qenë në gjendje t`u sjellë atyre ndonjë gjë më shumë…
“Përpos për mirënjohjet që ua ndava në emër të ministrisë mësuesve më të dalluar që i ka zgjedhur vetë LAPSH-i, unë kësaj here isha këtu për të dëgjuar shqetësimet , preokupimet dhe kërkesat e tyre. Në mënyrë që kur ta materializojmë institucionalizimin e mësimit plotësues jashtë vendit, të dimë se ku janë brengat e tyre, ku qëndrojnë problemet. I dëgjova me vëmendje ata dhe ne, edhe në bazë të vërejtjeve të tyre do të bëjmë përplotësim të ligjit mbi diasporën. Pastaj, në koordinim me Ministrinë e Diasporës, ministrinë për integrime dhe atë të jashtme të bëjmë më të mirën për këta njerëz”, përfundoi ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës, Ramë Buja.
(B.SH.)
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas












