Mes pritjesh të mëdha dhe kërcënimesh, fillon sot Forumi i Davosit 2011
Do të mbahen 250 podiume, të fokusuara kryesisht në temat rreth bartjes së fuqisë ekonomike botërore drejt lindjes dhe jugut

Sot fillon në Davos Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, i 41-të me radhë. Në këtë organizim të përmasave të mëdha që do të zgjasë prej sot deri të dielën, pritet të marrin pjesë 2500 njerëz me peshë nga bota e politikës, ekonomisë, shoqërisë e kulturës, nga rreth 100 vende.
Në suazat e forumit do të mbahen 250 podiume të ndryshme, të cilat janë të fokusuara kryesisht në temat rreth bartjes së fuqisë ekonomike botërore drejt lindjes dhe jugut. Kjo dhe është arsyeja për një interes të madh për praninë e delegacioneve të mëdha kineze, indiane dhe ruse në këtë forum, njofton St. Galler Tagblatt.
Forumin pritet ta hapë presidenti i Rusisë, Medwedew, i cili me gjithë paralajmërimet për anulim të udhëtimit, ka ardhur në Zvicër. Ai do të qëndrojë këtu vetëm një ditë, për shkak të gjendjes në vendin e tij, ku ditë më parë pati një sulm terrorist me mbi 30 të vdekur.
Pos Medwedew-it, podiume të veçanta u janë rezervuar edhe ministrit amerikan të financave, Geithner, presidentit francez Nicolas Sarkozy, kancelares gjermane Angela Merkel, kryeministrit britanik David cameron dhe atij japonez Naoto Kan.
Edhe Zvicra do të përfaqësohet në nivelin e saj më të lartë në këtë forum. Katër nga gjithsej shtatë ministrat e saj do të jenë aty, të kryesuar nga presidentja, njëherësh ministre e jashtme, Micehline Calmy Rey. Ajo, së bashku me themeluesin e forumit, Klaus Schwab do të përshëndesë të pranishmit dhe do të hapë solemnisht sonte në mbrëmje punimet e WEF davos 2011.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri nderon Orkestrën “Amadeus” për suksesin në Festivalin Botëror të Orkestrave në Vjenë Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri priti Orkestrën...
-
Festivali “Mërgata”, në Fushë Kosovë: Verë, ritëm dhe shije
-
Kthimi në shtëpi
-
Kosovari me shtetësi zvicerane në gjyq për vdekjen tragjike të të dashurës në Kosovë
-
Tre shqiptarë dënohen me 48 vite burg në Itali
Jeta në Austri
-
Austri: Popullsia do të tkurrej ndjeshëm pa imigracion Popullsia e Austrisë vazhdon të rritet kryesisht për shkak të migracionit, pasi normat e lindjeve të...
-
Austri: Shembet ura për këmbësorë në Linz, dy persona plagosen rëndë
-
Austri: Ankesa ndaj kërkesave strikte për efikasitet energjetik në ndërtesat e reja
-
Austri: Vetëm 14% e të rinjve duan të qëndrojnë në vendet e tyre aktuale të punës
-
Pas tragjedisë së qershorit, Grazi ka hapur llogari donacionesh