Lajme
Mënyra e re e jetës që solli Covid-19
Si u përjetua në Europë virusi që mori miliona jetë
Askujt nuk ja priste mendja që viti 2020 do të sillte një mënyrë të re jetese. Pandemia e Covid-19 solli rregulla, duke filluar që tek larja e duarve , mbajtja e maskës, takimet e kufizuara me familjarët si dhe distancimin shoqëror.
Shtetrrethimet ishin ato të cilat u pritën me shumë protesta në të gjithë botën, për të cilën njerëzit e quajtën shkelje të të drejtave.
Izolimi në Spanjë ishte ndër më të ashprit në Europë, për të moshuarit dhe familjet me të ardhura më të ulëta. Spanjollët janë një shoqëri e mësuar me bashkëpunim dhe komunikim shoqëror. Kostoja ekonomike ishte shumë e lartë, po ashtu edhe ndikimi në shëndetin mendor të qytetarëve.
Italianët ishin të parët që u prekën nga virusi, të parët që panë sistemin shëndetësor afër kolapsit dhe shumë humbje jete. Por respektimi i madh i masave në valën e parë të pandemisë filloi të ndryshonte me valën e dytë ku u panë edhe protesta të shumta kundër kufizimeve të reja.
Tensione pati edhe në Gjermani por shumica e gjermanëve ishin pro masave kufizuese. Qeveria e këtij shteti ndoqi një strategji shumë të mirë të testimit të popullatës.
Suedia është ndër të paktat vende që shmangu vendosjen e shtetrrethimit dhe e ndërtoi strategjinë e saj kryesisht rreth udhëzimeve për respektimin e distancimit shoqëror. Publiku u pajtua në fillim por ndërsa rastet u rritën gjatë valës së dytë.
Në fund të vitit 2020 një ligj i ri pandemik bëri që të izoloheshin një pjesë e madhe e popullsisë, duke mbyllur dyqanet dhe transportin publik madje edhe kufijtë.
Bashkimi Evropian nuk ishte i përgatitur mire. Kjo shkaktoi kaos në furnizimet mjekësore dhe kolaps në vendet e varfra . Aktualisht problemi aktual mbetet vaksinimi pasi po shikohet një shpërndarje e pabarabartë dhe jo e drejtë e vaksinave të miratuara. Kjo për shkak se një pjesë e madhe e vendeve të pasura kanë marrë më shumë doza duke lënë pas kombet e varfra që deri më tani nuk kanë vaksinuar as çerekun e popullsisë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













