Lajme
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Nxënësja shqiptare nga Payerne u vlerësua me çmim për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane në nivelin VG 1, duke u dalluar për suksesin e saj akademik.
Një tjetër arritje e bukur nga të rinjtë shqiptarë në Zvicër. Fillojeta Makshana është nderuar me çmim për rezultatin më të mirë në gjuhën gjermane në nivelin VG 1, në kuadër të ceremonisë së promovimeve të Etablissement secondaire de Payerne et environs, e mbajtur më 26 qershor 2026 në Payerne, transmeton albinfo.ch.
Çmimi i është ndarë Fillojeta Makshanës për mesataren më të lartë në gjuhën gjermane (Prix pour la meilleure moyenne d’allemand VG niveau 1), një vlerësim që dëshmon përkushtimin, punën dhe suksesin e saj në procesin arsimor.
Ky vlerësim u dhurua nga Erne AG – Holzbau, ndërsa diploma u lëshua nga institucioni arsimor zviceran, Etablissement secondaire de Payerne et environs.
Suksesi i Fillojeta Makshanës është një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e saj dhe një dëshmi e rëndësisë së përkushtimit ndaj arsimit. Arritje të tilla të të rinjve shqiptarë në diasporë vazhdojnë të tregojnë potencialin dhe angazhimin e brezit të ri në vendet ku jetojnë dhe shkollohen./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ftesë në botën e gjuhës, të krijuar nga Drita Ademi Në Cyrih ajo do të lexojë pjesë nga poezitë dhe nga romani i saj i parë... -
Libri “Katërstinori” i Tonin Nikollit promovohet në Cyrih dhe në Bernë -
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












