Sport
Palokaj në meçin e karrierës, synon fitore
Gjoni Palokaj sfidon Çeçenin, Machaev për titullin e OKTAGON-it
Shqiptar Gjoni Palokaj, me prejardhje nga Velezha e Prizrenit, lindur e rritur në Hanover të Gjermanis, është gati për sfidën më të madhe të karrierës së tij. Më 11 korrik, në eventin spektakolar OKTAGON 91 në Lanxess Arena të Këlnit, ai do të përballet me kampionin e peshës pendël Machaev, në një duel për titull.
Kjo luftë ishte paraparë të zhvillohej më 16 maj në ZAG Arena në Hannover, mirëpo shkaku i një lëndimi që kishte pësuar Palokaj, meçi ishte shtyrë, shkruan albinfo.ch.
Dhe ja tashmë një nga eventet më të mëdha të MMA-së të vitit, është zhvendosur në Këln, që luhet më 11 korrik, e ku të gjitha biletat janë shitur.
Kapaciteti Lanxess Arena të Këlnit është 20 mijë ulëse, dhe që të gjitha biletat, janë shitur.
Palokaj vjen në këtë meç si një nga emrat më në formë të MMA-së evropiane. Ai, është ende i pamposhtur në organizatën OKTAGON dhe mban një seri prej tetë fitoresh radhazi. Me rekord profesional prej 13 fitoresh dhe 3 humbjesh, shqiptari synon të shkruajë histori duke u shpallur kampion i njërës prej organizatave më prestigjioze të MMA-së në Evropë.
Në anën tjetër, Machaev, i renditur i 53-ti në botë, do të mbrojë për herë të parë titullin që e fitoi në fillim të këtij viti pas një nokauti spektakolar në raundin e parë ndaj Niko Samsonidse. Luftëtari austriak me origjinë çeçene njihet për stilin e tij agresiv dhe fuqinë e madhe në goditje.
Për Palokajn, kjo mbrëmje ka një peshë të veçantë. Ai ka mundësinë të bëjë histori dhe të bëhet shqiptari i parë me nënshtetësi gjermane që fiton një titull të madh në MMA. Ai, njihet për karakterin e tij të qetë, disiplinën sportive dhe inteligjencën në kafaz.
Kjo natë që premton emocione të forta dhe sport në nivel të lartë, ku djaloshi nga prejardhje nga Velezha, ka meçin e karrierës.
‘Për Gjonin, 16 maji nuk është vetëm një luftë për titull. Është një mundësi për të dhënë një mesazh të fortë, se suksesi vjen nga karakteri, puna e serioziteti.Inxhninieri (Gjoni është inxh.i diplomuar i elektros), pos që është luftëtar i kompletuar, ka ndërthurjen mes inteligjencës dhe forcës, që reflektohet në suksesete tij’, pohojnë nga kampi i Gjoni Palokajt.
Gjoni, sa herë hynë në ring me këngë patriotike shqiptare dhe feston me flamurin kombëtar shqiptar, premton se me ndihmën e publikut do të jetë më i motivuar se kurrë për të shënuar suksesin më të madh në karrierë, me fitore ndaj çeçenit Machaev.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













