Shkurt.ch
Më shumë se 10 milionë dollarë janë vjedhur në bankomatët e manipuluar

Më shumë se 10 milionë dollarë janë vjedhur këtë vit në Zvicër në bankomatët e manipuluar, dhe këtë pa i përmendur klientët të Postë-Financës. Veprimi për të luftuar kundër kësaj rritjeje të vërejtur që nga fillimi i vitit janë duke dhënë frytet e tyre. Së shpejti do të jetë e mundur që në disa vende tërheqja a parave të bllokohet.
Në katër muajt e parë të vitit 225 bankomate kanë qenë të manipuluara në Zvicër, kundër 135 të vitit të kaluar, kanë pohuar të hënën autoritetet federale. Duke përdorur pajisje speciale, mashtruesit kopjojnë shiritin magnetik të kartës në karta bankare bosh. Pastaj këto të dhëna i dërgojnë bashkëpunëtorëve të tyre, të cilët krijojnë karta të reja për tërheqje të parave në bankomate të ndryshme.
Deri më tani mashtruesit kanë mbledhur afër 10’000’000 milionë dollarë, duke bërë dy apo tre viktima në javë.
Bankat do të kenë së shpejti një armë të re për të luftuar kundër këtij mashtrimi. SIX Card Solutions ka zhvilluar një mjet që u mundèeson klientëve të bankave për të bllokuar kartat e tyre në disa vende, siç janë Shtetet e Bashkuara, Republika Domenikane, Rusia dhe Ukraina.
Kartat e kopjuara janë përdorur kryesisht në ato shtete ku këto bankomate vazhdojnë të lexojnë të dhënat falë shiritit magnetik të lartpërmendur. Megjithatë, në Zvicër është pothuajse e pamundur të kryhet një kopjim i tillë.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
Austri: 11 të lënduar në aksidentin e rëndë me autobus në A1 Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të shtunën mbrëma në autostradën A1, pranë zonës së pushimit...
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm”
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore