Kosova

MDIS ndan dekorata për veprimtaret e diasporës

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Shyhrete Gosalci ka pritur në takim Teuta Tabakun, mësuese e gjuhës Shqipe në Bursa të Turqisë, dhe Rita Salihun veprimtare e çështjes kombëtare, poete dhe humaniste në Amerikë, përcjell albinfo.ch.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre, ato u nderuan me nga një dekoratë, në emër të ministrit Dardan Gashi.

“Të dy veprimtare nga diaspora kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe në vendet ku jetojnë”, ka njoftuar MDIS.

Ato duke falenderuar Ministrinë e Diasporës për mbështetjen, janë zotuar se do vazhdojnë të punojnë që vlerat kombëtare shqipe të jenë prezente në vendet ku ato jetojnë dhe veprojnë, përcjell albinfo.ch.