Sport
Mbrëmje humanitare e boksit në Prishtinë, e organizuar nga Mustafë Kicaj
Ky organizim që është i pari i këtij lloji në Kosovë, është duke u bërë nga katër herë kampioni botëror në taiboks, Mustafë Kicaj, i cili jeton në Zvicër
“International Charity Fight’s” më 29 korrik në Pallatin e Rinisë në Prishtinë do të mbajë një mbrëmje të madhe humanitare sportive për t’i dalë në ndihmë fëmijëve të sëmurë dhe fëmijëve jetim, njofton albinfo.ch.
Në këtë mbrëmje humanitare do të marrin pjesë shumë boksierë dhe kikboksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diasporë.
Ky organizim që është i pari i këtij lloji në Kosovë, është duke u bërë nga katër herë kampioni botëror në taiboks, Mustafë Kicaj, i cili jeton në Zvicër.
“Unë në vitin 2013 e kam filluar me bë këtë organizim për të prekurit nga kanceri. Kemi arritur shumë sukses. Kemi mbledhur shumë para. Kësaj radhe do ta mbajmë në Prishtinë. Në Zvicër kemi pasur 1 e 2 mijë shikues, kurse në Prishtinë pres që të ketë dyfish më shumë. Kësaj radhe do të ndihmojmë për fëmijët jetim dhe të sëmurë”, ka thënë Kicaj, i cili jeton në Zvicër.
Bileta më e lirë do të jetë dy euro, kurse ajo më e shtrenjta 40, por edhe shumë bileta do të jenë falas. Gjithashtu shumë sponsorë janë siguruar për këtë mbrëmje.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












