Lajme
Mbi 90 mijë maqedonas kanë pasaportë bullgare
Kryetari i VMRO-së dhe përfaqësuesi i kuvendit popullor në Bullgari, Krasimir Karakaçanov ka thënë se mbi 90.000 maqedonas kanë pasaporta bullgare
Mbi 90 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë edhe pasaporta të Bullgarisë, që dëshmojnë për lidhjen e këtyre dy shteteve. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i VMRO-së dhe njëherit anëtar i Kuvendit Popullor në Bullgari, Krasimir Karakaçanov, i cili ka kërkuar që të respektohen ata që mbajnë përkatësi bullgare në këtë shtet.
“Autoritetet maqedonase ta respektojnë përkatësinë bullgare të qytetarëve që jetojnë në Maqedoni dhe t’i shfrytëzojnë përvojat e Bullgarisë për procesion eurointergues për anëtarësim në Bashkimin Evropian, sepse Maqedonia nuk ka rrugë tjetër pos asaj të Evropës”, ka thënë eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski.
Ai këto komente i ka bërë në konferencën e shoqatës për shoqërinë bullgaro – maqedonase në Manastir, raportojnë mediet lokale
Ndërsa kryetari i IMRO-së dhe përfaqësuesi i kuvendit popullor në Bullgari, Krasimir Karakaçanov ka thënë se mbi 90.000 maqedonas kanë pasaporta bullgare.
“Deri vitin që lamë pas rreth 90 mijë maqedonas janë pajisur me pasaportë bullgare, ndërkaq gjatë këtij viti është e mundur që ky numër të kalon 100 mijë. Numri nuk na intereson, por na intereson ajo që Bullgaria të krijojë kushte për të gjithë qytetarët e Maqedonisë të cilët duan të kenë pasaportë bullgare, të mund ta fitojnë atë”, tha Karakaçanov.
Ai po ashtu kërkoi që raportet ndërmjet dy shteteve të relaksohen, ndërsa historinë t’i lënë historianëve.
“Këtu janë të mbledhur njerëzit të cilët pajtohen me idenë tonë që Maqedonia dhe Bullgaria duhet të kenë marrëdhënie të mira, e jo të zihen për gjëra të kota. Historinë t’ia lëmë historianëve, ajo nuk është punë e politikanëve. Politikanët duhet të punojnë që qytetarët e Maqedonisë dhe Bullgarisë të jetojnë më mirë”, ka thënë Karakaçanov.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












