Lajme
Mbërrijnë muxhahidinët e fundit në Shqipëri: SHBA përgëzon Tiranën për guximin
MEK është një lëvizje islamike e themeluar në shtator të vitit 1965 për të kundërshtuar lëvizjen “shah” në Irak dhe më tej për të luftuar kundër regjimit islamik i cili erdhi në pushtet nga revolucioni i dhunshëm dhe i vrasjeve në vitin 1979
Me ditën e sotme shpallet e përfunduar zhvendosja e muxhahedinëve nga Iraku në Shqipëri. Sipas OLB-së, grupi i fundit prej 280 personazh është nisur dje për të mbërritur sot në vendin tonë.
Muxhahedinët jetonin në kampin “Liria” në Irak. Ndërkohë senatori amerikan John McCain, ka përshëndetur përfundimin e misionit të ardhjes së muxhahedinëve në Shqipëri. “I shpreh falënderimet e mia qeverisë shqiptare. Gatishmëria dhe guximi për të pritur muxhahedinët është testament për vlerat e shqiptarëve”, citohet të ketë thënë ai.
Zëri i Amerikës raporton se “rreth 2 mijë anëtarë të organizatës së opozitës iraniane “Mojahedin-e-Khalq” pritet që të mbërrijnë në Shqipëri, pasi qeveria shqiptare ka arritur një marrëveshje me amerikanët. Në maj të vitit 2013, qeveria “Berisha” strehoi 210 muxhahedinë, ndërsa kryeministri Edi Rama ka rënë dakord për të mirëpritur edhe 2.000 të tjerë, nga 2.800 që ndodhen në “Kampin liria” në Irak”, shkruan gazeta-shqip.com.
Çfarë janë muxhahedinët?
MEK është një lëvizje islamike e themeluar në shtator të vitit 1965 për të kundërshtuar lëvizjen “shah” në Irak dhe më tej për të luftuar kundër regjimit islamik i cili erdhi në pushtet nga revolucioni i dhunshëm dhe i vrasjeve në vitin 1979.
Ky grup u vendos në Irak në 1986 dhe ndërtoi kampin Ashraf pranë kufirit iranian, pasi i është dhënë statusi i refugjatëve nga presidenti i asaj kohe Sadam Hyseni.
Uashingtoni e ka cilësuar si një organizatë terroriste pasi në 1997 vranë 6 amerikanë. Në gusht të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr nga lista e organizatave të huaja terroriste, një grup muhaxhedinësh iranian të vendosur në Irak (Mojahedin-e-Khalq) ΜΕΚ.
Vendimi është marrë nga Sekretarja e Amerikane e Shtet, Hillary Clinton, i cili u argumentua në atë kohë me faktin se muhaxhedinët kishin hequr dorë nga dhuna dhe nga aktet terroriste dhe bashkëpunuan për mbylljen e kampit Ashraf, për shkak të të cilit ka pasur protesta të dhunshme me forcat e sigurisë të Irakut.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












