Sport
Mayweather-McGregor dështuan në shitjen rekorde të biletave
7 mijë ulëse ishin të zbrazëta në T-Mobile Arena të Las Vegasit, duke gjeneruar 55.4 milionë dollarë, e jo mbi 72.2 milionë siç ishte pritur
Fitorja e bujshme e Floyd Mayweatherit ndaj Conor McGregorit dështoi që të siguronte rekord sa i përket të hyrave nga biletat e shitura.
Ndeshja e fituar nga Mayweather më 26 gusht pritej që të tejkalonte rekordin prej 72.2 milionë dollarëve të fituara nga biletat për një ndeshje boksi. Ky rekord mbahej nga meçi mes Mayweatherit dhe Manny Pacquiaos në vitin 2015.
Por të dhënat kanë treguar se 7 mijë ulëse ishin të zbrazëta në T-Mobile Arena të Las Vegasit, duke gjeneruar 55.4 milionë dollarë, ndeshja e dytë më fitimprurëse në histori të boksit.
Sa i përket shitjeve televizive, të dhënat do të dalin së shpejti, por ato pritet që të tejkalojnë të hyrat nga meçi me Pacquiaon.
Të hyrat nga shitjet si dhe ato nga sponsorizimet pritet të kalojnë rekordin prej 620 milionë dollarëve në total, të arritura nga meçi i 2015-s.
Mayweather fitoi në raundin e dhjetë të ndeshjes.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










